Hapësire reklamuese

Bota

Samiti i NATO-s, Stoltenberg: Të shqetësuar nga disa politika që po ndjek Kina, për ta luftuar atë dhe Rusinë, duhet bashkëpunim SHBA-BE!

Shkruar nga Newsbomb
Samiti i NATO-s, Stoltenberg: Të shqetësuar nga disa politika që

Jens Stoltenberg ka zbardhur detaje nga Samiti i NATO-s, ku u mblodhën disa liderë botërorë për të folur për tema ndërkombëtare, përfshirë ndikimin e Kinës dhe Rusisë.

Nga Brukseli Stoltenberg tha se gjatë samitit është adresuar po ashtu edhe për ndryshimet klimatike.

Mes të tjerash ai ngriti shqetësimin se NATO është i shqetësuar për disa politika që po ndjek Kina. Mes temave që do të diskutohen, përveç raporteve me Kinen është edhe Rusia apo tërheqja e trupave nga Afganistani.

"Kemi marrë angazhim nga Biden për t'u bashkuar në këtë organizatë. për të luftuar kundër regjimeve totalitare duhet bashkëpunim i fortë mes SHBA-BE. U vendos se çfarë do të diskutohet në takimin e Biden-Putin. Në kuadër të politikave të reja do të mundohen të krijojmë politikat e duhura për të dënuar të gjitha ato që konsiderohen si të dëmshme dhe do të ketë strategji të reja për mbajtjen në kontroll të armëve. Shpresim solidaritet me Gjeorgjinë dhe Ukrainën dhe shprehim vullnetin për t'u bërë sa më shpejt e mundur e aleancës. Ne theksojmë se shohim mundësinë sa më të shumta për të angazhuar politika të reja për kontrollin e armëve dhe klimatike. ne duhet të bashkëpunojmë që të ruajmë politikat tona të sigurisë. Kërcënim paraqet Kina që në kohët e fundit po zgjeron arsenalin e armëve dhe përbën kërcim dhe fakti që po zgjeron bashkëpunimin dhe me Rusinë. liderët e NATO i bëjnë thirrje Kinës që të respektojë të gjitha marëveshjet ndërkombëtare qoftë në përdorimin e armatimeve, ekspolimet hapsionore apo ato kibernetike. u angazhuam që NATO të jetë në gjendje që të tejkalojë sulmet. Krijimi i një kornize të re ligjore për të gjitha kërcënimet në të ardhmen, do kërkojmë forcimin e bashkëpunimin me BE dhe angazhimin tonë në Irak, Siri, Ukrainë dhe Gjerogji", tha ndër të tjera Stoltenberg.

Sondazh

Poll