Hapësire reklamuese

Bota

Samiti i NATO-s, Stoltenberg i shqetësuar: Rusia përbën kërcënim për sigurinë tonë, po përballemi me...

Shkruar nga Newsbomb
Samiti i NATO-s, Stoltenberg i shqetësuar: Rusia përbën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë fjalës së tij në ditën e parë të Samitit, ka thënë se NATO po përballet me sfidat më të mëdha që prej Luftës së Dytë Borërore, pas nisjes së pushtimit rus në Ukrainë.

Ai shtoi se Moska përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e vendeve anëtarë të aleancës.

 “Ne do të deklarojmë qartë se Rusia përbën kërcënim për sigurinë tonë”, ka thënë Stoltenberg.

Më tej Stoltenberg u shpreh se pret ratifikim të shpejtë të marrëveshjes për anëtarësim të Suedisë dhe Finlandës në aleancën ushtarake, pas heqjes së vetos nga ana e Turqisë.

“Ne do të marrim vendim për të ftuar Suedinë dhe Finlandën që të bëhen anëtare, kjo bëhet me shpejtësi të pashembullt.

Pas ftesës, duhet të ketë ratifikim të procesit në t 30 parlamentet. Kjo zakonisht merr kohë, por unë pres që procesi të ecë shpejt, sepse vendet aleate janë të gatshme të veprojnë sa më shpejt që është e mundur”.

Kujtojmë se Turqia ra dakort ditën e djeshme për heqjen e vetos për anëtarësimin e të dyja këtyre shteteve në NATO, pas nënshkrimit të zotimeve nga Suedia dhe Finlanda për luftim të terrorizmit.

Sondazh

Poll