Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
31 %
9.3kmh
0 %
Hën
22 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Samiti i liderëve të Ballkanit nis punën, Rama: Shenjë e qartë e vullnetit të Tiranës për të marrë autorësinë e zbatimit të planeve të BE

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Samiti i liderëve të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor ka nisur paraditen e sotme punimet në Tiranë, me prezencën e Komisionerit të Zgjerimit Oliver Varhelyi. Fjalën i pari e ka marrë kryeministri Rama, për të prezantuar nisjen e punimeve dhe më pas takimi ka vijuar të jetë privat, pa praninë e mediave.

Sipas Ramës, mbajtja e samitit në Tiranë është shenjë e qartë e vullnetit të Shqipërisë për të marrë autorësinë rajonale të zbatimit të planit të BE, për Ballkanin Perëndimor dhe tregun e përbashkët rajonal.

“Ju faleminderit shumë që pranuat ftesën në një kohë kaq të shkurtër. Jam i lumtur që t’ju uroj mirëseardhsjen secilit prej jush në Tiranë. Pjesëmarrja juaj në këtë samit të gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor në Tiranë, është një shenjë e qartë e vullnetit tonë për të marrë autorësinë rajonale të zbatimit të planit të BE, për Ballkanin Perëndimor dhe tregun e përbashkët rajonal.

I jam shumë mirënjohës Komisionerit që e nisi dhe e promovojë këtë plan të madh, si një instrument kyç që do na ndihmojë të rimëkëmbemi ekonomikisht në një epokë post-pandemike. Të punojmë mbi rezistencën social-ekonomike. Të shkojmë drejt rritjes së qëndrueshme dhe të ndërtojmë mbi tranzicionin e gjelbër dhe dixhital të ekonomive tona”, tha Rama, më pas fjalën ia kalojë Komisionerit Varhelyi.

“Do ti kërkoja me mirësjellje medias, të na lënë të vazhdojmë punën. Unë do doja t’ia kaloja së pari fjalën Komisionerit…”

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img