Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
15 %
3.1kmh
0 %
Mër
7 °
Enj
7 °
Pre
10 °
Sht
10 °
Die
10 °
E mërkurë, 8 Shkurt, 2023

Samiti i G-20/ Paralajmërimi i Boris Johnson për ndryshimet klimatike: Bota mund të kthehet pas nëse nuk veprojmë, kujtoni rënien e Perandorisë Romake

spot_img

Lajme të ngjashëm

Liderët e 20 vendeve tmë të pasura të botës janë mbledhur në Romë në një samit dy ditor,për të folur mbi kërcënimin që vjen nga ndryshimet klimatike.

Kryeministri anglez Boris Johnson ka dhënë një paralajmërim të fortë për atë që mund të sjellin ndryshimet klimatike, pasi u shpreh se qytetërimi modern mund të shkojë drej kolapsit nëse nuk veprohet menjëherë.

Ai mori si shembull rënien e Perandorisë Romake, për të treguar se sa shpejt mund të vijë kolapsi i një qytetërimi.

”Të gjithë liderët e planetit duhet të marrin parasysh mësimin që na vjen nga historia për rënien e Perandorisë Romake si një shembull i një kolapsi të shpejtë të  një qytetërimi. Njerëzimi mund të përparojë, por edhe të bëjë regres. Thjesht shikoni rënien e Perandorisë Romake. Dhe kam frikë se kjo mund të ndodhë edhe sot, që bota jonë mund të kthehet pas nëse nuk veprojmë drejt për të kundërshtuar ndryshimet klimatike”, tha Johsnon ndër të tjera.

Më shumë


spot_img









spot_img