Hapësire reklamuese

Aktualitet

Samiti i Dubrovnikut, Rama takohet me Tsipras, bisedojnë për çështjen e pronave dhe minoritetin

Shkruar nga Newsbomb

Zyra e shtypit në Kryeministri ka njoftuar se kryeministri Rama në Samitin 16+1 në Dubrovnik, është takuar me kryeministrin grek Aleksis Tsipras.

Mësohet se biseda midis dy kryeministrave u përqëndrua në reformat e ndërmarra nga Shqipëria, me synim hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, si dhe në nxitjen e mëtejshme të marrëdhënieve dypalëshe, jo vetëm në aspektin politik, por edhe në shkëmbimet tregtare dhe investimet e huaja.

Kryeminstri grek, Aleksis Tsipras u shpreh se kushti kryesor për fillimin e negociatave për integrimin e Shqipërisë në BE është respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri. Dy kryeministrat diskutuan për pozicionimin e BE-së në lidhje me të drejtat e pronës, si dhe të ligjit përkatës të së drejtës së qytetarëve për pronat.

Pala greke mori sqarimet e duhura lidhur me situatën e pronave në jug të Shqipërisë, ndërsa pala shqiptare premtoi përmirësimin e mëtejshëm të situatës në zonat e minoritetit. Ndërkohë u përfol edhe për një vizitë të kryeministrit shqiptar në Athinë, e cila mund të zhvillohet në fund të pranverës së këtij viti.

Vizita e Ramës në Athinë, sipas të gjithë mundësive do të bëjë të mundur edhe realizimin e firmosjes dhe ratifikimit të disa prej marrëveshjeve në mes të dy vendeve.

Gjatë takimit të përbashkët në Samitin 16+1 të Dubrovnikut, Tsipras u  shpreh se ‘ligji i luftës’ mes dy vendeve është një plagë e shëmtuar nga e shkuara.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu