Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Samiti i Diasporës, Spiropali tregon disa prej arritjeve: U prodhua një numër rezultatesh konkrete

Shkruar nga Newsbomb

Ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali bëri sot të njohura disa prej rezultateve të samititi 4-ditor të Diasporës.

Sipas Spiropalit këto arritje do të ngrenë një nivel të ri nivelin e bashkëpunimit midis shtetit shqiptar dhe komuniteteve tona nëpër botë.

“Ky samit prodhoi një numër rezultatesh konkrete. Një hap u hodh për të drejtën e botës të emigrantëve. U parashikuan hapa konkrete për të realizuar votimin e diasporës në Shqipëri dhe në Maqedoni. Shqipëria është pranë realizmit të kësaj të drejte. Bllokimi i Kuvendit nga opozita e ka bërë të pamundur bisedën për këtë çështje. Një tjetër hap është modeli ekonomik dhe remitancave. Do krijohet dhoma e biznesit të diasporës në Tiranë që do përfaqësojë të gjitha dhomat e bizneseve të diasporës shqiptarë. Do kemi një koordinator shtetëror për veprimtaritë e përbashkëta.  Në fokus të punës së këtij koordinatori do të jenë fillimisht vendet me popullsi më të lartë shqiptare, si Italia, Greqia, SHBA-të, Kanadaja dhe Anglia.

Një risi shumë e rëndësishme do të jetë edhe themelimi i një Muzeumi të ri në Tiranë, një muze i dedikuar eksluzivisht Diasporës. Deri në ngritjen e këtij muzeu, do të ekzistojë një pavion i dedikuar në Muzeun Kombëtar.

Të tjera arritje të rëndësishme u regjistruan në fushën e arsimit, kulturës, filantropisë, etj”- tha Spiropali.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll