Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Samiti i BERZH për investimet në Ballkanin Perëndimor, të pranishëm Rama dhe Kurti

Shkruar nga Newsbomb
Samiti i BERZH për investimet në Ballkanin Perëndimor, të

Këtë të hënë, ashtu si dhe ishte njoftuar më herët, po zhvillohet në Londër Samiti i Investimeve në Ballkanin Perëndimor 2024.

Ky samit është duke u mbajtur në selinë e BERZH-it në Londër, ndërkohë të pranishëm nëpërmjet platformave online janë edhe kryeministri Edi Rama si dhe ai i Kosovës, Albin Kurti.

Qëllimi i këtij samiti është të nxjerrë në pah mundësitë e mundshme për investime dhe biznese në Ballkanin Perëndimor dhe të promovojë projektet rajonale dhe ato ndërkufitare.

Ky është samiti i gjashtë i BERZH-it i këtij lloji. Sot, BERZH mbetet një nga investitorët më të mëdhenj institucionalë në vendet e rajonit, me më shumë se 18 miliardë euro të investuara deri më sot.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese