Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
30 %
4.1kmh
0 %
Hën
2 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
10 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Samiti i BE të martën në Tiranë, ministri Çuçi: Ditë historike për Shqipërinë! Protesta do zhvillohet jashtë “zonës së kuqe”

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi gjatë një pronomcimi për mediet foli për samitin e BE që do të mbahet të martën në Tiranë, si dhe për protestën e opozitës. Ai tha se kjo ditë shënon ngjarjen historike më të madhe për Shqipërinë, duke garantuar se çdo do të shkojë shumë mirë në këtë ditë.

Sa i përket protestës, ministri Çuçi u shpreh se gjithmonë i kanë garantuar protestat, por këtë herë, tubimet do të ndalohen brenda perimetrit të sigurisë.

“Pa diskutim do të jetë një ditë e shënuar për Shqipërinë. Është  ngjarja diplomatike më e madhe e shtetit shqiptar. Ne jemi të përgatitur për këtë dhe kemi eksperiencvën e duhur, si një vend europian.

Ju garantoj se çdo gjë do të shkojë mirë. Sidomos për të garantuar edhe zhvillimin e protestës. Asnjëherë nuk kemi qenë kundër protestave.  Gjithmonë i kemi garantuar protestat, por këtë radhë kemi zonat e kuqe ku ndalohen tubimet”, tha Çuçi.

Më shumë


spot_img









spot_img