Hapësire reklamuese

Politikë

Samiti i BE në Tiranë, reagon PD: E përshëndesim, shënon fundin e Ballaknit të Hapur

Shkruar nga Newsbomb
Samiti i BE në Tiranë, reagon PD: E përshëndesim,
Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha, përshëndet vendimin e Bashkimit Europian për të mbajtur në Tiranë samitin e radhës me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky samit do të mbahet më datë 6 dhjetor dhe kryeqyteti do të presë liderët europianë e rajonalë. Në reagimin e PD, thuhet se vendimi provon rëndësinë e madhe të Procesit të Berlinit për Shqipërinë e rajonin dhe shënon fundin "e aleancës përçarëse trilaterale Beograd-Tiranë- Shkup, në kuadrin e projektit serbo-rus të Ballkanit të Hapur."

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

Partia Demokratike e Shqipërisë përshëndet vendimin e Presidentit të Bashkimit Europian për mbajtjen në Tiranë të Samitit të përbashkët të vendeve anëtare të BE-së me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor në fillim të dhjetorit që vjen. Ky vendim është një afirmim i ri i Bashkimit Europian ndaj perspektivës europiane të Shqipërisë dhe të gjitha vendeve të tjera të rajonit. Vendimi gjithashtu provon rëndësinë e madhe të Procesit të Berlinit për Shqipërinë e rajonin, dhe shënon fundin e aleancës përçarëse trilaterale Beograd-Tiranë- Shkup, në kuadrin e projektit serbo-rus të Ballkanit të Hapur. Samiti do të jetë një mundësi reale për shtetarët e BE-së, për të njohur nga afer situatën dramatike të korrupsionit galopant, lidhjeve të tmerrshme të qeveritarëve me krimin e organizuar dhe drogën, gjendjen tejet të rëndë të mediave në Shqipëri. Lexo edhe: Tirana do të presë liderët e BE, Rama: Ngjarje historike për Shqipërinë, fruti më i bukur për qeverinë

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu