Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
44 %
1kmh
40 %
Enj
13 °
Pre
11 °
Sht
10 °
Die
7 °
Hën
7 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

Për të lëpirë gishtat! Çfarë kanë ngrënë kryeministrat evropianë në Samitin e Tiranës, trajtim i njëjtë edhe për gazetarët e huaj (SAMITI I GATIMEVE TRADICIONALE)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Mish vendi bio, shoqëruar me bukë misri e pure, por edhe makarona, por edhe peshk, madje, 7 prej të ftuarve të mëdhenj kërkuan pjata vegjetariane…Për herë të parë publikohet menuja se çfarë kanë ngrënë liderët evropianë që mbërritën në 6 Dhjetor në Tiranë në drekën e tyre zyrtare.

Për të ftuarit e rëndësishëm, kishte gatuar Tribe Restorant, me shef Juli Zguron. Një restorant i specializuar për mishin, duket se ka dalë përtej këtyre kornizave.

Pjatat e servirura për mysafirët e rëndësishëm, përveçse kanë qenë të shijshme, kanë qenë të gjitha bazuar në traditën shqiptare të kulinarisë.

Madje edhe ata 7 persona që kanë qenë vegjetarianë, kanë shijuar sallatërat tërësisht shqiptare që janë kombinuar me pure. Njëra prej pjatave, është shtruar mbi grurë. Duket se gjithçka ka qenë me finesë, deri tek ëmbëlsira.

Edhe në sallën e madhe të gazetarëve te Pallati i Kongreseve, mbi 300 gazetarët, shqiptarë e të huaj kanë shijuar traditën e Tribe Restorant. Më shumë sesa një samit BE, duket se ka qenë një “samit kulinarie e traditës shqiptare”, ku të huajt, të gjithë kanë lëpirë gishtat.

Stafi i Tribe ka zgjedhur këtë ditë, disa ditë pas samitit për të treguar të vërtetën e ushqimit në atë aktivitet. Dhe siç duket, të gjithë kanë mbetur të kenaqur.

 

Më shumë


spot_img









spot_img