


Kryesuesi i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës Milorad Dodik i ka dërguar ftesë zyrtare presidentit Hashim Thaçit për të marrë pjesë në samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore.
Mediat boshnjake kanë bërë të ditur se presidenti i Kosovës muajin e kaluar ka refuzuar të marrë pjesë në konferencën vjetore të BERZH-it në Sarajevë për shkak se Bosnja nuk e ka pranuar Kosovën.
Mësohet se Samiti do të fillojë më 1 korrik 2019, ndërsa janë planifikuar takime të ministrave dhe presidentëve të vendeve të Evropës Jugore në zyrën e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës.