Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
0 %
Pre
20 °
Sht
25 °
Die
23 °
Hën
25 °
Mar
25 °
E premte, 9 Qershor, 2023

Samir Mane këshillon studentët e UNYT: Mundësitë janë gjithmonë nëse synoni sipërmarrjen

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Grupit BALFIN, Samir Mane, zhvilloi një takim me studentë dhe pedagogë të Universitetit të New York-ut në Tiranë, për të ndarë përvojën e tij në krijimin e një biznesi të suksesshëm. Biblioteka e universitetit, një katalizator për ndryshim, u kthye në platformë frymëzimi për rreth 100 të rinj të cilët diskutuan për mundësitë dhe sfidat e tyre për ndërtimin e sipërmarrjeve të reja.

Në një format pyetje-përgjigje të orientuara drejt biznesit, takimi u moderua nga Prof. Juna Miluka, Dekane e Fakultetit të Ekonomisë dhe Biznesit në Universitetin e New York-ut në Tiranë. Fillimi i biznesit, ndërkombëtarizimi i Grupit BALFIN, përgjegjshmëria sociale dhe ndikimi i sfidave globale në biznes ishin disa nga temat e diskutuara. Gjithashtu, interes të lartë nga studentet kishin edhe këshillat e tij personale mbi sipërmarrjen, aspekte të rritjes profesionale, si dhe vizioni për të ardhmen e Grupit BALFIN.

“Origjina e BALFIN është Austria, një vend të cilin unë e vizitova si emigrant gjatë kohës që isha student i Gjeologjisë në Shqipëri, 30 vite më parë. Në fillimet e mia nuk e kam menduar asnjëherë këtë që BALFIN është sot, një korporatë që operon suksesshëm në 9 vende të botës, e cila shumë shpejt do të zgjerohet edhe në një shtet tjetër. Atëherë kisha vetëm dëshirën e madhe për t’u marrë me biznes. Gjatë rrugëtimit tim me Grupin BALFIN, kam vlerësuar gjithmonë idetë e reja, shpeshherë me risk të lartë, siç është rasti i QTU, qendra e parë tregtare në vend, e cila rezultoi në një investim shumë të suksesshëm.” tha Samir Mane për studentët duke i nxitur të mos kenë frikë për të guxuar dhe të gjejnë diçka unike për të filluar biznesin.

I pyetur nga studentët se çfarë vlerëson më tepër tek njerëzit që janë bërë pjesë e Grupit BALFIN, ai u përgjigj se “Integriteti dhe profesionalizmi janë dy cilësi kryesore që i kam vlerësuar gjithmonë. Vetëm një nga cilësitë është e pamjaftueshme. Kur këto dy cilësi gjenden tek i njëjti person, suksesi është i pritshëm. Të dyja cilësitë janë po aq të vlefshme edhe në rrugëtimin tuaj prej sipërmarrësi.”

Takimet me studentët mund të konsiderohen tashmë një traditë për Presidentin e Grupit BALFIN, me të cilët ai bashkëbisedon për përvojën e tij në ngritjen e biznesit, dhe më e rëndësishmja i nxit të nisin biznesin e tyre. Në kuadër të përgjegjësisë sociale, Grupi BALFIN, me programin B4Students, angazhohet të suportojë financiarisht dhe me mentorim studentët të cilët synojnë të krijojnë biznesin e tyre.

Më shumë