Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.6kmh
75 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
16 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Salla njoftohet për aksident në tunelin panoramik të Elbasanit, efektivi i Rrugores përplaset nga një makinë e dytë në vendngjarje (PAMJET)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një efektiv i Policisë Rrugore të Elbasanit ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në autostradën Elbasan-Tiranë, në afërsi të tunelit panoramik. Salla operative e Drejtorisë së Elbasanit është njoftuar për një aksident në autostradë.

Duke parë motin e keq dhe në zbatim të detyrave të tyre, drejt tunelit panoramik është nisur me urgjencë një patrullë e Policisë Rrugore. Në vendngjarje nuk kishte persona të lënduar dhe në këto kushte efektivët ka nisur të vendosin piketa sinjalizuese për të shmangur ndonjë ksident tjetër.

Makina e përplasur fillimisht, për të cilën është njoftuar dhe Salla operative e Policisë, është mjeti i mëposhtëm, i kthyer paralel në rrugë, shkruan newsbomb.al.

Mirëpo, teksa efektivët vendosnin piketat shënjuese për të lajmëruar shoferët që vinin nga Elbasanit në drejtim të Tiranës, një makinë e dytë tip “Lancia” ka përplasur një nga efektivët e Rrugores që ndodhej aty, shtetasin Ferdinand Bahja.

Përplasja ka qenë e fortë dhe për pasojë polici ka marrë lëndime të shumta në trup. Në vendngjarje janë mbledhur forca të shumta policie dhe një autoambulancë, e cila për shkak të afërsisë dhe gjendjes së rënduar e ka dërguar efektivin drejt Spitalit të Traumës.

Pamjet e mësipërme janë pikërisht nga vendngjarja, në tunelin panoramik të Elbasanit. Shkak paraprak dyshohet të jetë bërë mungesa e ndriçimit në autostradë, e cila vërehet dhe me sy të lirë, si dhe lagështira në rrugë për shkak të reshjeve.

Polici i plagosur, Ferdinand Bahja, ka marrë lëndime të shumta nga përplasja e fortë dhe raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Policia e Elbasanit njofton se ka arrestuar drejtuesen e mjetit që aksidentoi efektivin, një 51 vjeçare nga Tirana.

“Më datë 27.09.2022, rreth orës 19:15, në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në fshatin Gracen, automjeti tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen S. V., 51 vjeçe, banuese në Tiranë, ka përplasur punonjësin e Policisë të qarkullimit rrugor të DVP Elbasan, shtetasin F. B., 53 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Punonjësi i Policisë ishte në krye të detyrës, pasi kishte shkuar për të trajtuar një aksident të ndodhur më parë, daljen e një automjeti nga rruga, në këtë aks. Drejtuesja e automjetit, shtetasja S. V., është arrestuar në flagrancë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Më shumë




spot_img








spot_img