'Saliu të kandidojë ku të dojë’, Braçe 'therës' pas deklaratës së Bashës: Vrasësi nuk e vret dot kurrë urdhërdhënësin! Saliu do ishte i denjë për deputet në Gërdec ose Bulevard

Publikuar tek: politike, më 07:57 18-09-2020 'Saliu të kandidojë ku të dojë’, Braçe 'therës' pas deklaratës së Bashës: Vrasësi nuk e vret dot kurrë urdhërdhënësin! Saliu do ishte i denjë për deputet në Gërdec ose Bulevard Berisha-Brace

Zv.kryeministri Erion Braçe ka komentuar deklaratën e bërë mbrëmjen e djeshme nga kreu demokrat Lulzim Basha i cili tha se ish-kryeministri Sali Berisha mund të kandidojë për deputet ku të dojë.

Me ironi Braçe shkruan se Berisha do të ishte i denjë për gërdecin ose bulevardin, duke iu referuar dy ngjarjeve për të cilat është akuzuar.

"Ja kaq ishte; vrasësi nuk e vret dot kurrë urdhërdhënësin! Përkundrazi, urdhërdhënësi mund të qërroje edhe vrasësin! Por deri atëherë, janë të detyruar të jenë bashkë, kudo, ku të dojë AY! Tani a e mbani mend atë komisionin që ishte risia e madhe e demokratike me profesorë famozë që do bënte pastrim? Vate! Ai ishte për të fshehur kunatin, për ta bere më demokratik procesin kunatit! Tani profesorat kanë një detyrë: Ti gjejnë zonën SALY BERISHES! Kaq! A ju japim një dorë? Unë them të kandidojë në Tropojë! E ka pastruar tani duke vrarë e varrosur dhjetëra kundërshtarë!

Por mendoj edhe Gërdecin. Aty mund të jetë edhe garanti më i afërt për biznesin e boronicave në pritje të rikthehet për t'u marrë me bombat metalike që kanë mbetur! Po edhe në Sarande mund të jetë! Aty e duan të gjithë, imagjinoni, i vetmi pas Skënderbeut, ky shtoi territorin shqiptar në Sarande! Por jam i bindur se Saly Berisha do ishte fiks si deputet në Bulevard! Ay është unik aty, është i vetmi që nga fashizmi që ka pushkatuar kundërshtarë aty! Si mendoni ju?", shkruan Braçe.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Po të dogji, mbaje’, Hajdari përplaset me analistin: Me ty nuk dua ta ruaj etikën në këtë tavolinë
Gazetari tha se deputeti Fatmir Xhindi u vra për moral, reagon ashpër i biri: Shpifje e ndyrë, boll më! »
Article Logic
Execution time: 0.011278867721558
array(1) { ["section"]=> string(176) "saliu-te-kandidoje-ku-te-doje-brace-theres-pas-deklarates-se-bashes-vrasesi-nuk-e-vret-dot-kurre-urdherdhenesin-saliu-do-ishte-i-denje-per-deputet-ne-gerdec-ose-bulevard-220777" }