Hapësire reklamuese

Politikë

Saliu e sulmoi jashtë Kuvendit, Gjergj Luca e merr me sportivitet dhe i përgjigjet

Shkruar nga Newsbomb
Saliu e sulmoi jashtë Kuvendit, Gjergj Luca e merr me sportivitet dhe i

Ish-kryeministri Sali Berisha sërish ka “shigjetuar” biznesmenin Gjergj Luca. Nga ambientet jashtë sallës së Kuvendit, Berisha tha se Luca është një nga personat më të ndjekur nga autoritetet shqiptare.

“Do hetohet edhe për Lucën e tij, i cili ka qenë një nga personat më të ndjekur nga autoritetet shqiptare dhe partnerët ndërkombëtare. Dhe tani i kapet veliera dhe shkon e rrëmben velierën e ndjekur nga autoritetet italiane me kokainë”, tha Berisha, deklaratë e cila është pritur mjaft me sportivitet nga vetë biznesmeni i cili ka reaguar përmes një video duke theksuar se akuzat e bëra nga ish-kryeministri ndaj tij janë thjesht shpifje.

“A ka lezet hë. Ma bëj një foto, ma bëj një video t'ja çoj zemrës time, udhëheqësit tim të partisë. Hë si dukem, dukem mirë? Po i bën një thirrje me këtë rast, mikes time Lolita. Lolita të lutem shumë mi bëj një thirrje kryetarit të Partisë time më ka bërë copë në ekrane, unë nuk e kam tradhtuar kurrë, të betohem Lolita nuk e kam tradhtuar kurrë, gjithë jetën i kam qëndruar idealit. Nëse më bën mua copë unë të betohem që do heq shallin e pionierit dhe do e tradhtoj. Të lutem Lolita”, tha Luca.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese