Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Enj
38 °
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
34 °
Hën
33 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

‘Salillarit’ i mbeten rrugët rrugëve, çahet në mes Vlorë-Orikum, vetëm një korsi e kalueshme (VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b354076d820177ee9df3488469aaaa52

Një tjetër rrugë që mirëmbahet nga kompania “Salillari” është dëmtuar, pas reshjeve të shiut që kanë filluar prej mesditës së djeshme dhe që kanë përfshirë pothuajse të gjithë vendin.

Siç shihet nga pamjet e regjistruara paraditen e sotme në rrugën Vlorë-Orikum, një pjesë e këtij segmenti rrugor është dëmtuar dhe ka rrëshqitur. Kjo ka bërë që rruga të jetë e kalueshme vetëm në njërën korsi.

Dëmtimet në kilometrin e 7-të të këtij aksi nacional, në vendin e quajtur “Zhironi”,  u raportuan edhe ditë më parë kur në fakt ato ishin të lehta. Kompania “Salillari” që ka detyrim për t’i mirëmbajtur, nuk mori masa por mbylli me beton vetëm çarjet në shtresën sipërfaqësore të rrugës.

Me reshjet e shiut të rëna gjatë orëve të fundit, njëra korsi e rrugës Vlorë-Orikum ka rrëshqitur. Edhe më herët, rrugët që duhet të mirëmbahen nga kjo kompani janë dëmtuar me shirat e parë të këtij vit.  

VIDEO:

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img