Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.6kmh
75 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
16 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Salillari merr miliona euro për restaurimin e kalasë së Ali Pashës, FSHZH: U ndërtua nxitimthi 200 vite më parë! Llaçi i përdorur në atë kohë, jo cilësor

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kompania e Pëllumb Salillarit ka fituar tenderin miliona euro për restaurimin e Kalasë së Ali Pashës në Tepelenë.

Është Fondi Shqiptar i Zhvillimit që i ka vendosur biznesmenit, i cili vetëm pak ditë më parë u kap me pallat pa leje në mes të Tiranës, plot 5.4 miliardë lekë të vjetra. Ajo që e bën qesharake këtë situatë, është se Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka arritur në konkluzionin se llaçi i përdorur 200 vite më parë për ndërtimin e kalasë ka qenë jo cilësor.

“Gjendja e monumentit nuk është e mirë, pasi materiali lidhës i gurëve, llaçi i gëlqeres nuk ka qenë i cilësisë së lartë në kohën e ndërtimit. Një nga arsyet e kësaj dobësie është dhe puna e nxituar që shoqëroi ndërtimin e këtyre fortesave. Kjo dukuri vihet re më qartë në ndërtimet e brendshme ku muratura e tyre është shkërmoqur dhe është në degradim të vazhdueshëm”, thuhet në dokumentat e tenderit.

Vetëm pak ditë më parë, Salillari arriti të fitojë, pa garë, një tjetër tender prej 2.5 milionë eurosh për thellimin e basenit të Triportit në Vlorë.

Më shumë




spot_img








spot_img