Hapësire reklamuese

Politikë

Salianji për Bashën: “Kryetari me vulë” po dëmton brutalisht PD-në

Shkruar nga Newsbomb
Salianji për Bashën: “Kryetari me vulë” po

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka akuzuar Lulzim Bashën se ka dëmtuar partinë për shkak të interesave personale.

Nga Korça, Salianji është shprehur se demokratët janë përçarë për shkak të disa ish-drejtuesve të ciët në mënyrë të pamerituar kanë marrë pushtet në kohën e PD-së, por kanë dëmtuar opozitën.

 “Janë të përçarë për shkak të disa ish-drejtuesve që në mënyrë të pamerituar kanë marrë pushtet në kohën e PD-së, por në mënyrë brutale po e dëmtojnë opozitën për interesa personale e ky është një prej personave, kryetari me vulë”, u shpreh Salianji për gazetarët.

Gjitashtu, deputeti demokrat ka komentuar edhe vendimin e marrë ditën e sotme nga Gjykata e Lartë e cila riktheu edhe një herë tjetër në Gjykatën e Apelit çështjen e logos dhe vulës të Partisë Demokratike.

“Fatmirësisht për shqiptarët, por jo dhe aq mirë për ne, është se gjykata e la prapë varur e ia hoqi vulën atij që e kishte deri më sot, e ktheu prapë vulën aty ku duhet dhe besoj do kenë një vit kohë për t’u marrë ku do shkojë vula e ku do mbetet”, ka thënë Salianji, teksa më tej u ka bërë thirrje të gjithë demokratëve që të bashkohen për tu rikthyer në pushtet më të fortë se kurrë.

“Mendoj që ka ardhur momenti që të bëhemi të gjithë bashkë, të forcohemi, të rrimë në terren, të flasim për problematikat e qytetarëve. Po e rithem: Gjykata Kushtetuese nuk e pranoi kërkesën e avokatëve dhe Korça si shumë qytete do jetë pa Gjykatë Apeli. Do shtrenjtohen kostot, kështu ka ndodhur me dhjetra institucione, biznese që do paguajnë TVSH, ju gazetarë që do paguani 23%, që paratë të merren e ndahen me një grup shokësh”, ka thënë ai ndër të tjera.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese