Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
94 %
0.5kmh
75 %
Mar
22 °
Mër
22 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
22 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

Salianji nga Korça: Nuk jam i gëzuar, por mirënjohës për çdo votë. Ne jemi demokratë dhe NUK DORËZOHEMI kurrë!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtuesi politik i PD në Korçë, Ervin Salianji ka folur për mediat duke e treguar hapur zhgënjimin e tij sa i takon rezultatit në rang vendi.

Megjithatë Salianji falenderoi çdo qytetar që i besoi votën PD, duke thënë se rikuperimi në shumë njësi administrative ka qenë i madh.

Pavarësisht se në fytyrën dhe diskursin e tij “shihej humbja”, Salianji tha se demokratët nuk dorëzohen kurrë.

Salianji: Pas përfundimit të procesit të numërimit nuk jam i gëzuar, por mirënjohës për votat dhe mbështetjen masive për të rinjtë e qarkut të Korçës që në një klimë të madhe presioni dhe trysnie të madhe të pushtetit që përdori dhe elementë të policisë së shtetit kemi rikuperuar më shumë se 7 mijë vota kemi arritur një rezultat të jashtëzakonshëm, do të donim më shumë dhe them që jemi përtej pritshmërive. Falenderoj çdo lagje dhe çdo zonë. Çdo qytetar që na ka mbështetur. Kemi rikuperuar më shumë se 4500 vota në bashkinë e Maliqit dhe kemi marrë një rezultat të mirë në shumë njesi administrative që nga viti 2005 kishte kohë që nuk merrej ky rezultat. Ne jemi demokrat dhe demokratët nuk dorëzohen kurrë dhe ne do të mundohemi.   

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img