Ervin Salianji është një nga deputetët demokratë i cili edhe pse i përjashtuar nga Komisioni i Etikës së bashku me 18 deputetët e tjerë ka tentuar të futet me dhunë në seancën plenare.
Pasi u përplas me Gardën e Republikës pasi nuk e lejuan të futet Ervin Salianji i është bashkuar protestës ku para qytetarëve ka mbajtur fjalën e tij.
Ai akuzon Gardën se me urdhët të Ramës nuk po lejon të gjithë opozitën të futet në seanca pasi maxhoranca synon që të mos lejojë opozitën të flasë se si ndahen pasuritë për oligarkët.
“Ore e dini pse e lini gjithë opozitën sot jashtë? Që të mos flitet që qeveria ha qofte dhe ndan tokë, dete dhe ajër me oligarkët. Mos të na lejoni sot që të flasim se banda kriminale e Rilindjes i ndan lekët dhe kreu i bandës është Rama dhe pas këta që i dalin nga vatha u përdor drejtësinë. Prandaj doni të na lini të gjithë këtu?! Kështu duke u mbyllur në vrimë të miut? Do ju çojnë në thertore edhe ju si atyre të tjerëve”, -ka thënë Salianji.
Fjala para protestuesve:
Të nderuar demokrate dhe demokratë, të nderuar qytetarë të nderuar miq. Me shumë prej jush takohemi pas një farë kohe dhe gjithë kohën që ka mbetur duhet ta shfrytëzojmë duke u përballur me Edi Ramën duke u përballur me qeverinë, duke lënë pas gjithçka që kemi pasur për njëri tjetrin. Kjo protestë dhe çdo sakrificë e juaja në këto vite po bën që mijëra të tjerë që ndjekin nga banesat dhe shtëpitë e tyre të na bashkohem me zemrat e tyre të jenë sot bashkë me ju dhe me ne të jenë kundër qeverisë së Edi Ramës.
Të nderuar miq ju e patë sot si Edi Rama u detyrua të bllokojë deputetët e opozitës për të hyrë në parlament sepse nuk kishte se çfarë të thoshte kur njëri prej njerëzve më të afërt të tij, numri 2 i qeverisë Arben Ahmetaj tha se kreu i bandës mafioze në këtë vend është Edi Rama.
E dëgjuat me zë dhe me figurë se si numri 2 i qeverisë tha se ne kemi vjedhur dhe pasi vjedhim dhe shkatërrojmë Shqipërinë dhe zihemi me njëri-tjetrin dhe kur na prishen pazaret Edi Rama na vërsul drejtësinë. E kemi thënë këtë gjë gjithë kohës.
Gjatë gjithë kohës kemi thënë se Edi Rama i ka nënshtruar të gjitha institucionet për ti përdorur për qëllimet e tij personale, e kishte dhe opozitën deri para pak kohësh, nuk ka për ta pasur më dhe nuk kemi për ta lejuar të ketë një opozitë të komanduar.
Ndërkohë që Edi Rama përpiqet të hedhë shashkat e luftës së brendshme në opozitë, vidhet çdo ditë në këtë vend. Të gjithë bashkëpunëtorët e Edi Ramës kanë përfunduar burgjeve dhe jo siç thonë ata si pasojë e drejtësisë në këtë vend por kanë përfunduar si luftë e Edi Ramës në momentin që nuk ju duhet.
A duhet që Edi Rama ky njeri i ‘kulluar’ mjafton për bashkëpunëtorët e vetë që ka zgjedhur dhe jo vetëm që është zhytur në krim dhe korrupsion të dorëhiqet, po apo jo?
Ndërkohë që Rama bllokon me gardë parlamentin sikur të jetë një gazermë në çdo cep të Shqipërisë vidhet.
A po vidhet nga jugu në veri?
Nëse PD i niste rrugët si Rruga e Arbërit p.sh. me 80 milionë, 380 milionë e çon ky dhe nuk e përfundon. A është arsye që të ikë Rama apo jo?
Nëse PD e bënte Rrugën e Kombit me taksat e qytetarëve Edi Rama e jep me koncesion 1.3 miliard, a duhet të ikë apo jo? Nëse PD me taksa të ulëta i rriste rrogat dhe pensionet, Edi Rama duke vjedhur qytetarët, duke rritur taksat për profesionistë dhe të vetëpunësuarit i vjedh ato duke i çuar në xhepat e oligarkët duke ngrënë qofte dhe duke ndarë det tokë dhe ajer. A duhet të largohet apo jo?
Sa më shumë shtojnë ata represionin dhe përjashtimin e deputetëve aq më shumë shtohen qytetarët në shesh, mijëra jemi sot më shumë do të jemi herë të tjera.
Sa më shumë shtohen hallet e qytetarëve aq më shumë shtojnë ata milionat dhe vilat, sa më shumë rrisin taksat aq më shumë rrisin vjedhjet, por ne të gjithë sëbashku do ta ndalojmë dhe do të jemi të gjithë bashkë. Rama ik.
Bashkë me Salianjin deputetët e përjashtuar pasi bllokuan dy herë radhazi punimet e komisionit të reformës zgjedhore janë: Albana Vokshi, Sorina Koti, Elda Hoti, Lindita Metaliaj, Isuf Çela, Tritan Shehu, Lefter Gështenja, Helidon Bushati, Xhelal Mziu, Edmon Spaho, Oerd Bylykbashi, Saimir Korreshi, Kasëm Mahmutaj, Ramadan Likaj, Kastriot Piroli, Qani Xhafa, Lodovik Hasani, Luan Baçi.
Ervin Salinaji para deres se Kuvendit tenton te futet ne seance
Lexo edhe: Nis seanca plenare, karriget e deputetëve të opozitës bosh, i pranishëm edhe Rama
Lexo edhe: Tensione në hyrje të Kuvendit, deputetët e opozitës përleshen me Gardën
Lexo edhe: Deputetët e opozitës futen me forcë në Kuvend, Bardhi hedh një send drejt Ramës
Lexo edhe: Mes kaosit dhe zhurmuesve, seanca plenare mbyllet për 15 minuta
Lexo edhe: Bardhi: Në seancë ishte dhe koka e inceneratorëve, bashkëpunëtori i Ahmetaj
Lexo edhe: PAMJET: Tymuese e kapsolla drejt Policisë, nis protesta e opozitës para Parlamentit