Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
30 %
6.2kmh
0 %
Hën
0 °
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
9 °
E hënë, 24 Janar, 2022

Salianji motivon demokratët e Korçës pas dorëheqjeve masive: Në shtator do dalim më të bashkuar!

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti i zgjedhur i PD-së Ervin Salianji rikthehet në Korçë për të motivuar anëtarët e partisë, pas kaosit me dorëheqje masive në degën e PD-së në këtë qytet.

Salianji ka takuar disa mbështetës të PD-së të cilëve u ka thënë se është mirënjohës për sakrificat e tyre, veçanërisht atyre “që kanë dhënë gjithçka, pa pritur asgjë”.

Takimi i Salianjit vjen vetëm pak ditë pasi nga PD e Korçës u dorëhoq kryetari, dhe mbi 55 zyrtarë të rëndësishëm të strukturave.

Dorëheqjet masive erdhën si një përgjigje për mosreflektimin dhe pranimin e dështimit nga Lulzim Basha në zgjedhjet e 25 prillit, të cilin e akuzojnë se e ka kthyer PD-në në “një plaçkë” që e përdor për interesa personale.

Ja mesazhi i Salianjit për demokratët e Korçës:

Mirënjohje për demokratët e sakrificave

Në takimin e zhvilluar me kryetarët dhe sekreatrët e seksioneve dega Korçë

E ndjej obligim personal por edhe politik ndaj demokratëve dhe qytetarëve të Korçës, që në 25 prill, pavarësisht çdo mekanizmi të përdorur nga Rilindja, i dhanë Partisë Demokratike mbi 40% të votave, të jem me ta dhe pranë tyre në çdo situatë. Ne kemi vetëm një kundërshtar, Partinë Socialiste.

Ka njerëz që nuk janë mësuar dot me sakrificën, shumë të tjerë kanë sakrifikuar gjithçka përballë regjimit, detyrimin e kemi ndaj atyre që kanë dhënë gjithçka në këmbim të asgjëje. Ndaj edhe jam i bindur se pas procesit të analizës që do të zhvillojmë në muajin shtator do të dalim ashtu sić jemi, më të bashkuar për objektivin e qartë politik, t’i kthejmë pushtetin  qytetarëve.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img