Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
82 %
0.5kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
22 °
E martë, 28 Shtator, 2021
spot_img

Salianji: Meta 70% me qeverinë, shumë shpejt do ketë zgjedhje

spot_img

Lajme të ngjashëm

32d858a49ec3ebd4d75fc613a3c42e20

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji, në një intervistë në Report Tv u shpreh se pavarësisht asaj që flitet në media në raportet mes kreut të shtetit dhe Presidentit, Ilir Meta, sipas tij në mbi 70% të vendimeve të tij ka qenë pranë qeverisë.

Sjelljen e Presidentit në kohën e pandemisë në raport me qeverinë ai e cilësoi si një lëshim nga Ilir Meta për të mos hapur një debat tjetër. Salianji tha gjithashtu se shumë shpejt do të ketë zgjedhje dhe se po vjen koha e llogaridhënies për Edi Ramën.

Kemi një qetësi të re mes Presidentit dhe kryeministrit?

Qëndrimi jonë është i qartë, masat janë kamxhik i Edi Ramës për të kërcënuar qytetarët në këtë situatë, ndërsa qytetet janë plotë, izolohen vetëm qytetarët që kanë frikë shumë nga ligji. Presidenti nuk është përfaqësues i opozitës, gabim që shikohet si zë i opozitës. Nuk ka asnjë arsye sepse është zgjedhur nga PS-ja, në shumë raste, mbi 70% të rasteve ka qenë kundër qëndrimeve të opozitës dhe afër qeverisë.

Dhe kur ka menduar ti shërbejë kushtetutës është sulmuar duke thënë se është i opozitës. Ky është turp i madh, tani që i shërben Edi Ramës dhe shumicës, po themi, thuhet është i mirë dhe e kemi mjaltë, aty ku nuk i shërben themi se është i opozitës. Më duket një tymnajë e kotë, fakti që i ka dekretuar më duket si lëshim në këtë situatë të rëndë për të mos hapur një debat tjetër në këtë kohë kur duhet të përqendrohemi të njerëzit.

Më shumë

spot_img