Tirana
light rain
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
2.1kmh
0 %
Hën
27 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
23 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Salianji mbërrin në selinë blu, nisin procedurat për të shkarkuar Alibeajn nga kreu i grupit parlamentar të PD

Lajme të ngjashëm

Grupimi i Sali Berishës brenda Partisë Demokratike ka nisur procedurat për shkarkimin e kryetarit të grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj.

Mësohet se Salianji ka mbërritur pak çaste më parë në selinë blu, ndërsa tashmë ka mbledhur 20 firma nga 18 të nevojshme për shkarkimin e Alibeajt. Salianji do të jetë kryetari i ri i grupit parlamentar të PD-së, nëse procesi për shkarkimin e Alibeajt do të përmbushet.

Lëvizja për largimin e Alibeajt vjen pasi ky i fundit vendosi të përjashtojë katër deputetë demokratë nga grupi i PD, Oerd Bylykbashin, Tritan Shehun, Belind Këlliçin dhe Agron Shehajn. Shkarkimi i tyre sipas Alibejat erdhi pas përfundimit të afatit prej një viti për t’u distancuar publikisht nga dhuna e ushtruar në selinë blu.

Përjashtimi i 4 deputetëve nga grupi i PD, ka ulur edhe numrin e firmave të nevojitura tashmë për të shkakruar krtyetarin, nga 21 në 18.


Më shumë