Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
46 %
6.2kmh
0 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Salianji “injoron” formularët e firmosur për Kuvendin: Do jetë miting, delegatët nuk kanë legjitimitet për ta thirrur nëse nuk verifikohen

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti demokrat Ervin Salianji është shprehur se Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Sali Berisha me firmën e 4200 delegatëve do të jetë vetëm një miting ose tubim si çdo tjetër.

Ai u shpreh se delegatët që kanë firmosur nuk e kanë legjitimitetin ta thërrasin Kuvendin nëse mandatet e tyre nuk do të verifikohen më parë.

“Është miting ose tubim dhe në këtë vend janë të lejuara. Kuvendi i Republikës verifikon me anë të një Komisioni mandatet që vijnë nga KQZ. Është tërësisht jashtë logjike. Nëse firmat e delegatëve nuk janë verifikuara por u verifikuakan në datën 11, atëherë kush e thërret Kuvendin? Nëse nuk je verifikuar deri në datën 11, atëherë si e ke legjitimitetin për të thirrur këtë Kuvend?

PD para çdo zhvillimi të Kuvendit, pajis me mandat delegatët. Mandati i dhënë nga partia verifikohet nga një komision. Edhe për efekt të llogaritjes, verifikohen aty. Këshilli Kombëtar s’ka punë me këtë gjë, kryetari i këtij Këshilli drejton vetëm mbledhjet.

Është bllof e gjitha, nga fillimi në fund. Nuk mund të thirret një Kuvend pa pantur asnjë anëtar, tagër apo delegat”, tha Salianji në Opinion.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img