Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
30 %
6.2kmh
0 %
Hën
0 °
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
9 °
E hënë, 24 Janar, 2022

Salianji i qeshur, flet pas dënimit me burg: Vendimi me dëshirë të kryeministrit, do ta apeloj deri në Strasburg

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Saliajni ka komentuar vendimin e Gjykatës së Tiranës për ta dënuar atë me 1 vit burg për çështjen “Babale”.

Salianji është shfaqur i qeshur jashtë ambienteve të gjykatës dhe ka thënë për mediat se vendimi për të ishte dhënë me dëshirë të kryeministrit Edi Rama, e jo bazuar në fakte dhe prova.

Salianji akuzoi gjykatësin Artan Gjermeni si “anëtar i bandës së Lushnjes” dhe tha se do ta apelojë vendimin, deri në gjykatën e Strasburgut nëse është nevoja.

“Ky nuk është një kërcënim për burgosje, është një kërcënim për karrierën politike për këdo që denoncon”, tha Salianji.

“Siç ishte e pritshme është një pretencë e parashkruar më përpara e pabazuar në ligj, e pabazuar në prova dhe fakte por vetëm në dëshirën e kryeministrit. Një vendim i dhënë nga anëtari i bandës së Lushnjes që i shërben vetëm rrugës së tij për të hyrë në parti. Kanë tërhequr në llum dhe në një llucë të vogël edhe disa prokurorë. Jo vetëm që nuk më tremb por më bën të privilegjuar dhe të motivuar, të jem më i fortë dhe më denoncues me emra konkretë në denoncimin e këtij grupi kriminal. Ky nuk është një kërcënim për burgosje, është një kërcënim për karrierën politike për këdo që denoncon. Së pari është apelimi dhe ndjekja hap pas hapi edhe deri në gjykatën e Strasburgut që të zbulohet e vërteta. Gjyqtari është shok i Xhafajt dhe me këtë vendim i ka bërë një nder”, u shpreh ish deputeti Salianji.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img