Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
94 %
0.5kmh
75 %
Mar
22 °
Mër
22 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
22 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

Salianji flet nga Korça: Këtu kemi blinduar mandatin e 5-të, do marrim dhe të 6-in. LSI i duhen pak pikë të marrë mandatin e vetëm

spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtuesi politik i PD në Korçë, Ervin Salianji ka folur për gazetarin Sokoll Balla lidhur me ecurinë e procesit të numërimit të votave në zonën e Korçës.

Ai tha se PD ka blinduar mandatin e pestë, ndërkohë që dhe PS ka pesë, ndërsa shtoi se shpejt mund të arrihet dhe mandati i gjashtë për PD.

Salianji sqaroi se LSI-së i duhen vetëm pak pikë q të arrijë të marrë një mandat, duke e çuar në 7-4 rezultatin në Korçë.

Balla: PD deri më tani është në humbje dhe ju thoni fitore, si qendron e vërteta?

Salianji: Nuk e di se çfarë quan fitues përveçse të jesh 2000 vota para si koalicion dhe në përpjekje për të marrë 6 mandate. Kishim objektiv 5 , i kemi marrë, duam të marrim 6. Në kolonjë që është bastion i PS e kemi marrë kemi rritje me 1200 vota aty, zona tradicionale të PS në Korçë janë ngushtuar. Kolonja në momenmtin më të mirë ka marrë mbi 4000 vota tani mori 3 mijë e ca. mandatin e 5 e kemi të blinduar, pak i duhet dhe LSI që të marrë një mandat që të arrijmë bashkë një fitore spektakolare. Në Maliq kemi fituar, në Buçimas ka shanse të fitojë PD sepse kemi diferncë votash.

Balla: Ju thatë që në Ersekë keni rritje, unë kam rezultatet e 2017, atëherë PS ka marrë 43% në 2017 49% ndërsa në 2021 ka marrë 53% të votave. Ku e keni sigurinë që thoni do fitoni kur PS ka rritje me 2017?

Salianji: Unë them totalin e votave që ka marrë PS dhe votat që ka marrë tani. Në finish është kush merr një votë më shumë. Mes PS dhe PD në Kolonjë është ngushtuar rezultati. Ka pasur 4200 dhe ka shkuar në 3600.

Balla: Pas 8 vitesh opozita ka shanse më shumë se sa maxhoranca. Deri tani janë numëruar më shumë se 2000 qendra votimi, duhet të presim ende, por pse PS thotë të numërohen votat, kështu thotë dhe LSI, ndërkohë që në disa qendra votimi në Tiranë ka një vonesë në numërime. Salianji: Është e qartë që ne nuk kemi vonesa, por po përshpejtojmë që të shmanget çdolloj problematike. Nuk i kam ndjekur votimet në të gjithë Shqipërinë. Tani sapo kanë nisur të hapen zonat që dihet që janë votues masiv të PD. Nuk ka asnjë avantazh PS, por ka rënie të numërit të votave, po hapin kutitë që janë votuesit e tyre.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img