Deputeti i PD, Ervin Salianji ka denoncuar në një konferencë për mediat se një deputet i Partisë Socialiste e ka kërcënuar.
Ai tha se Pjerin Ndreu, të cilësuar prej tij si një deputet me precedent penal e ka kërcënuar në komision duke tentuar t’i mbyllë gojën për të mos thënë të vërtetën në publik.
“Pjerin Ndreu, deputeti i PS më kërcënoi që të mos them të vërtetën. Ta harrojë që banditë me ose pa pushtet do i mbyllë gojën opozitës. Nuk kam pasur frikë kur kam hyrë në mes të pacelave me kanabis, e jo më nga njerëz qesharakë. Prej asaj që përfaqësojnë për shqiptarët është një ngjarje e rëndë. Ky deputet me precedent ndërhyn dhe tenton t’i mbyllin gojën opozitës”, u shpreh Salianji.
SI NISI PËRPLASJA
Pas sherrit mbrëmë në emisionin e Eni Vasilit ku dy deputetët, socialisti Pjerin Ndreu dhe demokrati Ervin Salianji nuk i kanë kursyer ofendimet dhe fyerjet ndaj njeri-tjetrit teksa po diskutonin për çështjen ‘Tahiri’, janë përplasur edhe njëherë sot në Komisionin e Sigurisë.
Sërish debati ka degjeneruar në fyerje e replika të forta. Ndreu i ka kërkuar Salianjit të “rrijë urtë” ndërsa i riu demokrat i është kthyer “mos më bëj presion”. Molla e sherrit janë bërë radarët. Në përfundim, deputetët e PD kanë braktisur komisionin.
DEBATI I PLOTË:
Ervin Salianji- Olta Xhaçkës: A ju duhet më shumë buxhet për të kontrolluar ish-repartet ushtarake që përdoren për magazinim droge? A ju duhet më shumë buxhet për të vendosur në funksion radarët?
Paulin Sterkaj: Je bilbil mali. Se vetëm për të folur ke ardhur.
Pjerin Ndreu (off record): Mos i provoko të gjithë se do hash dajak. Ti do rrahur….
Paulin Sterkaj-Ervin Salianjit: Unë bëj mundje, boks dhe karate. Mos më bëj mua presion.
Pjerin Ndreu: Rri more urtë se je bërë provokator i keq, rri morë urtë nuk e shikon çfarë është bërë në të kaluarën.
Ervin Salianji: Nuk pyes dhe skam frikë nga asnjë bandit me ose pa pushtet!