Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Salianji debat me Naçon për deputetin e PS: Fyeu gjithë Shqipërinë! Kryetari i Komisionit: Do merren masa, unë e kam hequr nga grupi

Shkruar nga Newsbomb
Salianji debat me Naçon për deputetin e PS: Fyeu gjithë

Deputeti demokrat Ervin Salianji dhe socialisti Nasip Naço kanë debatuar me njëri-tjetrin në nisje të punimeve të sotme të Komisionit të Sigurisë. Shkak është bërë mesazhi i deputetit të PS Bujar Çela tre ditë më parë, i cili uroi Pavarësinë me foton e ish-diktatorit Enver Hoxha.

Salianji tha se ai ka fyer gjithë Shqipërinë, ndërsa Naço u shpreh se nga ana e tij i është bërë vërejtje deputetit socialist dhe Komisioni i Etikës do të marrë masat e nevojshme.

Salianji: Është në nderin tuaj të distancoheni për fyerjen që i është bërë gjithë shoqërisë por sidomos viktimave të komunizimit dhe diktaturës, një anëtar i këtij komisoni që ka ofenduar gjithë Shqipërinë. Nuk mundet të bëhet sikur nuk ka ndodhur gjë. Kërkohet ndjesë dhe ju duhet të distancoheni. Të diskutojmë këtë pastaj me rendin e ditës. Kërkoni ndjesë njëherë.

Naço: Nuk ta jap fjalën se nuk ka të bëj fare me procedurën. Ka një stendë 10 metra larg nga këtu dhe mund të flisni çfarë të doni. Të jemi korrekt, edhe me atë që pretendoni ju. Zotëria në fjalë është anëtar zëvendësues në këtë Komision. Jam vënë në dijeni, kam dashur të kontaktoja dhe nuk e kam bërë dot. E kam nxjerr nga grupi (Grupi në WhatsApp). I kam tërhequr vëmendjen dhe i kam bërë vëretje, pastaj do mblidhet Komisioni i Etikës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll