Hapësire reklamuese

Politikë

Salianji-Çuçit: Porositësit e vrasjeve në Shqipëri fshihen në Dubai, kërkoni marrëveshje ekstradimi  

Shkruar nga Newsbomb
Salianji-Çuçit: Porositësit e vrasjeve në Shqipëri

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i kërkoi, ministrit të Brendshëm se pse nuk ka një marrëveshje për ekstradimin e kriminelëve nga Dubai në Shqipëri.

Në fjalën e tij, ai u shpreh se porositësit e vërtetë të vrasjeve ndodhen në Emiratet e  Bashkuara Arabe.

"Porositësit e vërtetë të vrasësve ndodhen në Emiratet e  Bashkuara Arabe. Kërkoni që të lehtësohen proceduarat për ekstradimin e kriminelëve shqiptarë. Marrëveshjen e kanë kërkuar emiratet e bashkuara arabe. Ka njeri që nuk e di në Shqipëri që urdhëruesit krerët e krimit ët organizuar e ushtrojnë aktivitetin e tyre kriminal në Dubai. Qeveria po kërkon që t’u japë një parajsë të sigurt. Një bandë rri në lokal banda tjetër rri përballë dhe vijnë i vrasin këtu. Cili është qëllimi i qeverisë shqiptare. Këmbim informacioni vetëm. E njëjta gjë dhe me marrëveshjen edhe Mbretërinë e Bashkuar”, u shpreh Salianji.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.