Deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me Kuvendin Kombëtar të PD, thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Edhe pse Salianji ka vendosur ta bojkotojë këtë mbledhje, sërish ka dërguar një sinjal në lidhje me këtë Kuvend.
Deputeti me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan bashkimi mes vetes dhe hapja drejt shoqërisë është frymëmarrje jetike për opozitën sot.
Po ashtu shkruan se është e nevojshme t’i hapet rruga më të mirëve, profesionistëve me integritet, diasporës, të rinjve, shoqërisë.
“Opozita e ka jetike transformimin, rikonceptimin, ridimensionimin dhe qasjen ndryshe me qytetarët dhe vetveten! Korrigjimet janë të pamjaftueshme, ndryshimet e thella më shumë se të domosdoshme! Bashkimi mes vetes dhe hapja drejt shoqërisë është frymëmarrje jetike për opozitën sot!
Nevoja për ti hapur rrugën me meritë më të mirëve, profesionistëve me integritet, diasporës, të rinjve, shoqërisë”, shkruan Salianji në postimin e tij.