Hapësire reklamuese

Politikë

Sali Shehu sulmon Berishën: Pjellat e dhunës sot shënuan fundin e tyre politik, sulmi ndaj shtëpisë së tij tregoi se deri ku e çon egocentrizmi i sëmurë e autoritarizmi

Shkruar nga Newsbomb
Sali Shehu sulmon Berishën: Pjellat e dhunës sot shënuan fundin e

Sali Shehu, kryetari i partisë Fryma e Re Demokratike, ka sulmuar ish-kryeministrin Sali Berisha pas protetsë së dhunshme që u zhvillua në selinë e PD-së.

Në një postim në rrjetet sociale, ai thotë se FRD, ashtu i opinioni kombëtar e ndërkombëtar, është ndjerë sot e shokuar për aksionin kundër selisë, që të kujtonte sulmin mbi Bastije apo akoma me keq, sulmin që bolshevikët rusë, nën udhëheqjen e Leninit , bënë ndaj Pallatit të Dimrit në tetor të 1917-s.

Sipas tij, "pjellat e dhunës sot shënuan fundin e tyre politik sepse i shërbyen forcave antishqiptare që janë të interesuara për destabilizimin e Shqipërisë e gjithë Ballkanit Perëndimor.

Shehu thotë se me veprimet e tij duke sulmuar shtëpinë e demokratëve, Berisha tregoi se deri ku e çon egocentrizmi i sëmurë, arrivizmi i skajshëm, arroganca e autoritarizmi.

Postimi i plotë:

Përshëndetje të dashur Miq!

Fryma e Re Demokratike, si aleate e Partisë Demokratike, ndoqi sot me shqetësim sulmin e egër, të pa besë e kriminal nga një grup të rebeluarish, të revoltuarish e të manipuluarish kundër selisë qendrore të PD.   Fryma e Re Demokratike, ashtu si gjithë opinioni kombëtar e ndërkombëtar, është ndjerë sot e shokuar për aksionin kundër selisë, që të kujtonte sulmin mbi Bastije apo akoma me keq, sulmin që bolshevikët rusë, nën udhëheqjen e Leninit , bënë ndaj Pallatit të Dimrit në tetor të 1917-s. Aksione të tilla janë të denja për guerrilasit e revolucionarët e majtë, që kulmuan në shek.19 dhe 20. Ideatori dhe projektuesit e këtij akti masakër treguan se janë peng të teorive leniniste se pushteti buron nga dhuna dhe mbrohet nëpërmjet dhunës. Pjellat e dhunës sot shënuan fundin e tyre politik sepse i shërbyen forcave antishqiptare që janë të interesuara për destabilizimin e Shqipërisë e gjithë Ballkanit Perëndimor.   Sot, edhe dishepujt me fanatikë, të verbër e të manipuluar janë shokuar, ndjerë keq e të turpëruar. Si mundet që një lider themelues të programojë projekte të tilla të çmendura kundër shtëpisë së tij të lirisë. Dhe kjo na tregon se deri ku të çon egocentrizmi i sëmurë, arrivizmi i skajshëm, arroganca e autoritarizmi. Ne edhe një herë, të shqetësuar për fatet e opozitarizmit, e dënojmë këtë akt banditesk dhe paralajmërojmë se akte të tilla nuk do të sjellin asnjë përfitim për ideuesit dhe zbatuesit, vetëm do të shënojnë fillimin e ri të një procesi të dhimbshëm, por të domosdoshëm për ndarjen përfundimtare të PD e opozitës shqiptare nga reminishencat e enverizmit, nga trashëgimia komuniste, ndarjen nga dhuna e përdorimi i forcës, ndarjen nga urrejtja, inkriminimi, nga përçarja e format e reja të luftës së klasave, ndarjen nga berishizmi. Ne u bëjmë thirrje subjekteve politike të djathta, faktorëve politikë të fillimviteve 90, intelektualeve, kontribuesve në vite të PD, institucioneve akademike të mos qëndrojnë sehirxhinj, por të dënojnë dhunën, nga cilado anë që të vijë ajo, të ndihmojnë për një zgjidhje politiko - juridike të situatës dramatike që po kalojmë.Tani ! Nuk ka me kohë!

Sali Shehu

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.