Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Sali Shehu i habitur: Edhe unë sa e mësova që është dorëhequr Bamir Topi. E falenderojmë për kontributin por marrëveshjen e firmosa me...

Shkruar nga Newsbomb
Sali Shehu i habitur: Edhe unë sa e mësova që është
Sali Shehu

Sekretari i përgjithshëm i FRD-së, Sali Shehu thotë se shkak i dorëheqjes së Bamir Topit nuk është “përçarja brenda partisë”.

Shehu tha se FRD do të vijojë sipas rregullave të statutit për të zgjedhur kryetarin e ri, ndërsa shtoi se e falenderon Topin për kontributin që ka dhënë.

Kujtojmë se dorëheqja e Topit erdhi menjëherë pas marrëveshjes për të kandiduar në listën e PD-së, ndërsa marrëveshjen e firmosi vetë Shehu, mesa duket pa konsensus.

“Të them të drejtën edhe unë tani sa jam njohur me dorëheqjen e Topit dhe s’kam informacionin e duhur për t’ju thënë arsyet. Nuk besoj se ka qenë kjo arsyesja, zoti Topi mund t’i sqarojë vetë ca gjëra, në këtë moment do të mbledhim kryesinë dhe do të operojmë sipas statutit, duke e falenderuar zotin Topi për kontributin dhe gjithçka që ka dhënë për FRD-në. Ne e nënshkruam marrëveshjen me të kosnultim jo vetëm të Topit, por të gjithë strukturave të partisë. Është në vullnetin e tij, ai ka vendin e tij në parti”, u shpreh Shehu për FaxNews.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll