Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
77 %
1kmh
65 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
19 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Sali Shehu i FRD-së kandidat i mazhorancës në Kamëz, mënjanohet Gjici

spot_img

Lajme të ngjashëm

Sali Shehu do të jetë kandidati i mazhorancës për Bashkinë Kamëz në zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Burime të Newsbomb.al konfirmojnë se anëtari i FRD-së, Shehu do të kandidojë për këtë parti i mbështetur edhe nga pjesa tjetër e mazhorancës në Kamëz.

Ndonëse ishte pothuajse zyrtar emri i Prefektit aktual të Kukësit, Safet Gjici për një kandidim të mundshëm në Kamëz nën logon e PS-së, ndryshimet e fundit të në koalicionin qeveritar e kanë mënjanuar Gjicin nga planet e kryeministrit Edi Rama.

Ish-deputeti i PD-së tashmë pjesë e rëndësishme e FRD-së, Shehu është pranuar nga Rama për të qenë ai kandidat në Bashkinë Kamëz.

Sot është zhvilluar një takim midis kryeministrit Rama dhe ish-presidentit Bamir Topi për të biseduar për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Kreu i FRD-së, Topi iu përgjigj pozitivisht ftesës së Ramës për tu bërë pjesë e koalicionit qeverisës në zgjedhjet lokale 2015.

Lexo edhe:

Koalicionet/Rama takon Topin: S’ju shmangëm dot kundërvendosjes politike. Topi: Mbetemi parti e djathtë

Më shumë

spot_img