Tirana
light rain
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
4.6kmh
100 %
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Sali Shehu flet për përplasjen te FRD: 10 punonjës policie bllokuan derën e selisë, shoqëruesit e Metës hapën vetëm njërën portë dhe unë me presidentin mezi kemi hyrë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i FRD-së Sali Shehu ka folur në emisionin “Opinion” për përplasjen e tij dhe të presidentit Meta me policët bashkiakë.

Ai tha se policia bashkiake ka bllokuar derën për t’u future në selinë e partisë së tij dhe nuk e ka lejuar atë dhe presidentin të ngjiten në zyrë.

Shehu tregoi se kanë qenë shoqëruesit e presidentrit ata që kanë hapur vetëm njërën portë dhe ai ka hyrë së bashku me presidentin me shumë vështirësi.

“Unë kam vajtur në zyrë si çdo ditë. Në orën 9 e gjysmë më telefonon një miku im dhe më thotë nuk më lënë të hyj brenda. Zbres dhe kontaktoj policin e bashkisë dhe ai më thotë se ka urdhër nga lart. Nuk kam urdhër me shkrim tha. Më janë fikur dritat dhe është hequr tabela e partisë te dera kryesore pa asnjë akt administrative. Ky është momenti kur kam njoftuar të gjitha mediat, KQZ-në, kryeministrin, presidenti dhe ambasadat. Pas kësaj kam hartuar një deklaratë për shtyp që e kam dhënë para selisë së FRD-së.

Na ka ardhur një shkresë pa vulë dhe pa origjinë. Kam tentuar të komunikoj me bashkinë por s’ma kanë hapur telefonin. Më telefonon presidenti, “çfarë po ndodh” më thotë. I thashë si ishte situata dhe ka ardhur për 5 minuta aty. Më ka pyetur se si ishte situata dhe ma ka shpjeguar. Më tha “hajde ngjitemi lart”. Kanë qenë 10 punonjës policie që kanë bllokuar derën e selisë.

Shoqëruesit e presidentit kanë hapur vetëm njërën portë, unë me presidentin mezi kemi hyrë. Pse nuk guxuan ta mbyllin derën kur erdhi kryetari i PD”, tha Sali Shehu.

Më shumë




spot_img








spot_img