Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
82 %
1kmh
0 %
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
25 °
Hën
26 °
E enjte, 6 Tetor, 2022

Sali Berishës i vjen mbështetja e parë nga Kosova, diplomatja Tahiri: Shkëlqimi i tij është i paprekshëm, lider historik që vuri kombin mbi të gjitha

spot_img

Lajme të ngjashëm

Diplomatja dhe ish-zv.kryeministrja e Kosovës Edita Tahiri është mbështetja e parë publike që i vjen ish-kryeminstrit Sali Berisha, pas shpalljes së këtij të fundit “non grata” nga Sekretari i SHBA Antony Blinken.

“Shkelqimi kombetar i Sali Berishes eshte i paprekshem. Ai mbetet nje lider historik i kombit shqiptar sepse vuri kombin mbi te gjitha”, shkruan Edita Tahiri ndër të tjera në shkrimin e saj në mbështetje të Berishës.

Mesazhi i Edita Tahirit:

Shkelqimi kombetar i Sali Berishes eshte i paprekshem. Ai mbetet nje lider historik i kombit shqiptar sepse vuri kombin mbi te gjitha. Udhehoqi me vizion dhe vendosmeri drejt Shqiperise demokratike dhe Euro-atlantike dhe aleances strategjike me Ameriken, duke bere kthesen historike nga komunizmi ne demokraci. Solli lirine per popullin duke i dhane fund totalitarizmit qe kishte pllakosur Shqiperine per dekada.

Por mbi te gjitha Sali Berisha mbrojti dhe avancoi interesat kombetare duke i dhene mbeshtetje gjysmes tjeter te kombit te mbetur padrejtesisht nen dominimet e huaja. Njohja e hershme e pavaresise se Kosoves, dhe mbeshtetja e vazhueshme per luften tone per liri e pavaresi ka qene nje shtylle e forte per neve udheheqesite e pavaresise se Kosoves. Askush nuk mund ta cenoj atdhetarine e Sali Berishes. Nuk ka lider pa gabime, por lideret qe shkruajne historine e kombit mbeten ne faqen e ndritshme te historise!

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img