![“Sali Berishës i hiqet imuniteti”, lajmi bën jehonë](https://cdnimpuls.com/newsbomb.al/wp-content/uploads/2023/12/-1000-0-Screenshot_12-27.jpg)
Heqja e imunitetit të deputetit, ish-kryeministrit Sali Berishës nuk është një lajm që ka bërë jehonë vetëm në vend, por edhe përtej kufirit.
Mediat greke shkruajnë që kjo është një ditë historike që sh-kryeministrit i hiqet mandate dhe i hapet rruga arrestimit dhe ndjekjes së Berishës për korrupsion.
“Ky vendim u shoqërua me protesta të forta të deputetëve të opozitës të cilët përmbysën karriget, ndezën bomba tymuese në sallë dhe brohoritën parulla! Vetë Berisha e quajti vendimin një shkelje kriminale dhe të rëndë të Kushtetutës dhe u bëri thirrje ndjekësve të tij në demonstrata të vazhdueshme të mosbindjes ndaj shtetit, deri në rrëzimin e qeverisë Rama”, shkruan “Protothema.gr”.
[gallery columns="2" size="medium" ids="768602,768601,768600,768599"]
Kujtojmë që ditën e sotme deputetët e mazhorancës kanë miratuar në vetëm pak minuta kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
Mes tymuesve dhe flakadanëve deptetët e mazhorancës kanë votuar me 75 vota pro duke i hapur kështu rrugën SPAK për ndryshimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha, nga masa “detyrim paraqitje” me “arrest me burg” ose “arrest shtëpie”.
eanca plenare nisi me tensione të forta mes deputetëve të opozitës dhe punonjësve të Gardës. Ashtu si nisi, ashtu dhe përfundoi pasi gjatë momentit të votimit deputetët e opozitës, kryesisht mbështetësit e Sali Berishës dhe Gazment Bardhit ndezën flakadanë dhe filluan të përplasin sende në tavolinat e tyre.
Ndonëse për shkak të moshës ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha mund të vendoset masa “arrest shtëpie”, pokurori i çështjes Arben Kraja më herët tha se Gjykatës do i drejtohen për të dyja masat “arrest shtëpie” apo “arrest me burg”, pastaj do të jetë në dorën e kësaj të fundit masa që do të vendosë ndaj ish-kryeministrit.