Hapësire reklamuese

Politikë

E ZBULON Berisha: Basha i kërkoi PROVA Yuri Kim për shpalljen time “non-grata”, AMBASADORJA i tha…

Shkruar nga Newsbomb
E ZBULON Berisha: Basha i kërkoi PROVA Yuri Kim për shpalljen time

Ish-kryeministri Sali Berisha zbulon detaje nga takimi i ambasadores amerikane Yuri Kim me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Berisha tha se gjatë gjithë takimit, Basha i ka kërkuar ambasadores Kim fakte dhe prova për shpalljen “non-grata” të liderit historik të PD-së.

Kujtojmë se në fund të takimit të Yuri Kim me Bashën, diplomatja amerikane kërkoi hapur që Berisha të mos ishte pjesë e parlamentit në shtator.

“Cilido që akuzon pa fakte bazë, ka probleme madhore me karakterin e tij. Kam qenë njëherë në një vend mik para pak vitesh, dhe më priti kryetari i parlamentit që ishte black-listuar njësoj si Sali Berisha, por edhe nha 9 apo 11 të tjerë. Që të gjithë në përballje me Xhorxh Sorosin.

Ata vazhduan me sukses zgjedhjet, i fituan. Dhe administrata tjetër ua hoqi shpifjet dhe trillimet. Ai drejtonte parlamentin, sigurisht i keqardhur.

Lulzim Basha gjatë gjithë takimit ka këruar fakte dhe dokumente. Zonja i tha i kemi, por nuk mund t’i paraqesim”, tha Berisha.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.