Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
55 %
4.1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
26 °
Enj
27 °
Pre
23 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Sali Berisha u shpall “non grata” nga SHBA, Taulant Balla: E kam paditur për korrupsion, prokuroria të bëjë punën, të gjithë të barabartë përpara ligjit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka komentuar nga foltorja e Kuvendit vendimin e DASH për të futur në listën e zezë ish-kryeministrin Sali Berisha me familjen e tij të ngushtë.

Balla i ka bërë apel KLGJ-së që të plotësojë sa më parë kuotat për funksionimin normal të tyre.

Ai u shpreh se vetë ai ka bërë një padi për Sali Berishën dhe pret që prokuroria të bëjë punën e saj pa ngjyrime politike. Sipas tij, të gjithë duhet të jenë të barabartë përpara ligjit.

“Apeli im ndaj Këshillit të Lartë Gjyqësor është që të plotësohen kuotat.

Është shumë e domosdoshme që ne të kemi një gjykatë kushtetuese me 9 anëtarë, pasi ka shumë çështje që presin përgjigje nga Gjykata Kushtetuese.

Edhe në lidhje me Presidentin e Republikës ajo është një çështje që do t’i shkojë Gjykatës Kushtetuese. Çuarja përpara e reformës në drejtësi është e pa negociueshme.

Kushdo që mendon se do të pengojë çuarjen përpara reformën në drejtësi besoj se është shembull rasti i djeshëm.

Le ta lëmë aq të bukur sa është ai vendim i sekretarit të shtetit dhe të mos bëjmë asnjë koment. Është shumë i bukur si vendim dhe secili ta lexojë ashtu siç është vendimi.

SHBA-të kanë zgjedhur këto lloj instrumentesh për vendet demokratike.

Jam nga ata persona që kam dorëzuar një padi për korrupsion për Sali Berishën dhe shpresoj që prokuroria të bëjë punën pa asnjë ndërhyrje politike. Para drejtësisë duhet të jemi të gjithë të barabartë”,- tha Balla.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img