Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
34 %
2.1kmh
0 %
Sht
37 °
Die
37 °
Hën
36 °
Mar
37 °
Mër
36 °
E shtunë, 2 Korrik, 2022
spot_img

Sali Berisha thotë se është arrestuar tifozi Ismail Morina: Të lirohet urgjent! Është urdhër i Ramës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha  thotë se tifozi i flaktë i kombëtares shqiptare, Ismail Morina është arrestuar.  Sipas tij, Morina është arrestuar me urdhër të kryeministrit Edi Rama, ndërkohë Policia e Shtetit nuk ka deri tani asnjë njoftim zyrtar për prangosjen e tij.

Duke e cilësuar Morinën si njeriun më të persekuturar në Ballkan, Berisha thotë se “Rama dhe Vuçiç perkatesisht sherbimet e tyre sekrete kane montuar kunder Ballistit kurthe te ulta dhe sajuar akuza pa asnje baze.”

albsig

spring

Postimi i Sali Berishës:

Kerkoj lirimin e tij urgjent.

Rama me urdher te Beogradit arreston superfansin e kombetares tone Ismail Morina.

Te dashur miq, me urdher te Edi Rames arrestohet sapo vuri kemben ne dheun e tij Ismail Morina si hakmarrje per dronin qe leshoi ne stadiumin e Beogradit me figurat e Ismail Qemalit dhe Isa Buletinit dhe qe harboi fare ultranacionalistet serb me ne krye serbomadhin Vuçiç.

Qe nga ajo kohe Ismail Morina eshte shnderruar ne njeriun me te persekutuar ne Ballkan. Rama dhe Vuçiç perkatesisht sherbimet e tyre sekrete kane montuar kunder Ballistit kurthe te ulta dhe sajuar akuza pa asnje baze.

Denoj me ashpersine me te madhe arrestimin e Morines dhe kerkoj lirimin e menjehershem te tij. Ju beje thirrje te gjitha organizatave nderkombetare te te drejtave te njeriut te nderhyne per lirimin e tij te menjehershem dhe te denojne persekutimin politik te Morines nga binomi famekeq Rama-Vuçiç.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img