Ish-kryeministri Sali Berisha, në një deklaratë për mediat nga selia blu ka thënë se nëse SHBA-të do I kërkojnë falje për shpalljen “non grata” pa asnjë provë, ai do të pranojë ndjesën e tyre.
“Padiskutim , që nëse do të ketë një apology, unë do ta pranoj,” tha Berisha.
Gjithashtu lideri historik i Partisë Demokratike tha se shumë shpejt do të kthehet në Parlament që të vazhdojë betejën me kryeministrin Rama dhe mungesa e tij gjatë kësaj kohe ka qënë për arsye se është marrë me Foltoren.
“Padiskutim. Unë kam munguar në parlament këto dy muaj sepse kam qenë i përqëndruar te Foltoret“, u shpreh Berisha.