Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Sali Berisha thirrje për protesta: Lear Kurti u vra nga xhelatët me uniformë! Këto krime s'duhet të përsëriten

Shkruar nga Newsbomb
Sali Berisha thirrje për protesta: Lear Kurti u vra nga xhelatët me
Kryetari i PD Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ka kërkuar vazhdimin e protestave nga të rinjtë, me të gjitha format, që vrasje si ajo e Lear Kurtit të mos përsëriten. Sipas tij, 32 vjeçari u vra nga xhelatët me uniformë të Policisë së Shtetit. "Unë ftoj qytetarët të vazhdojnë protestën me të gjitha format e saj, që këto krime të mos përsëriten. Të mos vriten 32 vjeçarë në makina apo stacionet e Policisë. Tregimet e dëshmitarëve për ngjarjen janë rrëqethëse", u shpreh Berisha.

Pjesë nga fjala e ish-kryeministrit Sali Berisha:

Investigimet faktuan se mbi Lear Kurtin një bandë prej katër policësh, sigurisht prej tyre të droguar, u vërsulën në rrugë me një egërsi çnjerëzore. Këto filmime faktuan se Ardi Veliu, ky mashtrues i paskrupullt gënjeu shqiptarët kur deklaroi se Lear Kurti po qëndronte para një objekti, për të krijuar përshtypjen se ai po përgatitej për ndonjë akt delikuent. Ndërkohë, ai po ecte i vetmuar duke folur në telefon me familjarët e tij. U hodh poshtë se patrulla prej dy policësh e ndaloi atë, barbaria ndaj tij u ushtrua nga 4 banditë e mos më shumë me uniformë. Të dhënat kanë faktuar se trupi i tij kishte hematoma. Tashmë nuk ka asnjë dyshim se Lear Kurtit i morën shpirtin xhelatët me uniformë. Pasi i morën shpirtin e dërguan në spital, pastaj në kundërshtim flagrant i bënë autopsinë pa praninë e familjarëve dhe avokatit të tij. Veprojnë si bandë për të fshehur krimet më të shëmtuara. Një akt i tillë mund të ndodhë në diktatura, kurrë në vende të lira. Me urdhër të Edi Ramës dhe Bledi Çuçit, Ardi Veliu deklaroi se policia e çoi të gjallë në spital. Me urdhër u gjet dhe droga në stomak me qese plastike. Unë ftoj qytetarët të vazhdojnë protestën me të gjitha format e saj, që këto krime të mos përsëriten. Të mos vriten 32 vjeçarë në makina apo stacionet e Policisë. Tregimet e dëshmitarëve për ngjarjen janë rrëqethëse.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll