Tirana
light rain
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
67 %
5.1kmh
100 %
Pre
15 °
Sht
16 °
Die
14 °
Hën
12 °
Mar
10 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Sali Berisha thirrje mjekëve: Ngrihuni në një lëvizje të fuqishme kundër këtij sistemi monist!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha në një takim me mjekët pasditen e kësaj të marte, u ka bërë thirrje që të përdorin influencat që kanë dhe të ngrenë njerëzit në protesta kundër qeverisë. Sipas tij, ndryshe dëshpërimi do të rrënojë shoqërinë shqiptare.

Në fjalën e tij para bluzave të bardha, Berisha tha se ishte bindje e tij se e vetmja mundësi për t’ju dhënë zgjidhje problemeve të mjekëve ishte angazhim i tyre në atë që ai e quajti “një lëvizje të fuqishme kundër kësaj qeverie.”

“Shpreh para jush bindjen time të thellë se kushti i të gjitha kushteve për t’i dhënë një përgjigje problematikave të mëdha të mjekëve është angazhimi bluzave të bardha në një lëvizje të fuqishme kundër kësaj qeverie.

Ky regjim bazohet në vjedhje e korrupsion. Vjedhin të sëmurët, ilaçet, çdo gjë, prandaj nuk i respektojnë mjekët. Shpresoj shumë tek ju dhe jam i bindur se bashkërisht do bëjmë gjithçka për të ndërruar këtë qeveri, këtë sistem, është sistem monist.

Mjekët janë njerëz me influencë, përdorni influencën për të qartësuar përndryshe dëshpërimi do rrënojë shoqërinë shqiptare”, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha.

Më shumë




spot_img








spot_img