Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sali Berisha thirrje mbështetësve të Bashës: Hiqni dorë prej tij sepse është turpi i historisë! Atë e pret vetëm vrima e miut (THIRRJA PËR DIASPORËN)

Shkruar nga Newsbomb
Sali Berisha thirrje mbështetësve të Bashës: Hiqni dorë

Ish-kryeministri Sali Berisha nga takimi i tij me demokratët e Shkdorës u ka bërë thirrje mbështetësve të kryedemokratit Basha që të ndahen prej tij, pasi ai ëhstë turpi i dheut dhe i historisë.

Berisha u shpreh se Bashën e pret vetëm vrima e miut, teksa shtoi se ata që mbështesin Bashën tallen ndaj shqiptarëve dhe me lirinë e shqiptarëve.

Ish-kryeministri njoftoi se takimet me demokratët do të vijojnë në çdo qytet, teska u bëri thirrje shqiptarëve që jetojnë në emigracion që ta mbëhstesin, pasi sipas tij orët për demokracinë në Shqipëri janë kritike.

“Sot mblidhemi në momentin më kritik të 30 viteve të fundit. Sot takohemi së bashku kur bastardët e ish-bllokut komunist kanë vendosur në Shqipëri një monizëm shumë më të plotë se në vitet 1990-1991. Sot Edvin Rama kontrollon pushtete shumë më tepër se Ramiz Alia, diktaoti i fundit komunist. Ai kontrollon sot narkoekzekutivin, narkoparlamentin, narkodrejtësinë. Ka zëvendësuar shtetin ligjor me shtetin e krimit dhe të drogës. Së fundmi, në një akt makabër që tejkalon çdo imagjinatë, ai vendosi në kontroll të plotë ish-kreun e opozitës. Jemi para një situate të cilën vetëm revolucioni dhe guximi juaj do t’i japë përgjigjen e merituar.

Ky revolucion është i njëjtë me atë të vitit 1991. Edhe atëherë regjimi bënte gjithçka, por nuk mori dot peng pluralizmin ose PD-në. Rikujtoj si sot datën 29 mars të ’91, po kthehesha nga Dibra. Dëgjoja radion, lavdërimet, mbështetja ndërkombëtare për Ramiz Alinë ishte dhe është turpi i historisë. Radiot të quajtura personalitete të huaja, njëri pas tjetrit lëshonin deklarata për Gorbaçovin e Ballkanit, paçka se ai kishte skuqur Bunën dhe kishte zvarritur kufomat e të rinjve në Shkodër. Kjo ishte e vërteta, por asgjë nuk pengoi revolucionin tonë. Sot kemi një narkokryeministër që kontrollon çdo gjë, që disponon miliarda euro të vjedhura.

Çfarë mund të bëjë më shumë një narkokryeministër sesa të rrethojë shtëpinë e demokratëve ne vrasës e trafikantë dhe të sulmojë demokratët me mjetet, për fajin e vetëm se duan të hyjnë në shtëpinë e tyre. A mundet një shtet të servirë për opozitë njeriun që e rrethon me banditë dhe policë, njeriun me të cilin ndan afera korruptive, të cilit i mbyll dosje krimi? Kjo s’mund të ndodhë kurrë në asnjë vend tjetër përveçse në Shqiëpri. U drejtohem demokratëve që akoma dëshmojnë mbështetjen më të vogël për Lulzim bravëm. Hiqni dorë prej tij sepse ai është turpi i dheut, turpi i historisë.

U them deputetëve të Shkdorës, bashkohuni me qytetarët tuaj, me sakfrificën dhe vizionin e atyre që ju votuan ju. Ndahuni nga Lulzim Basha se atë e pret vrima e miut nga ky revolucion që nuk ka të ndalur. Askush nuk ka të drejtë të luajë me pluralizmin politik. Ata që mbështesin Bashën për kryetar opozite, ata tallen me përçmim ndaj shqiptarëve, Shqiptarët që mbëhstesin Bashën, tallen me lirinë.

Sot nisëm takimet me qytetarët shqiptarë. Do i zhvillojmë këto takime në të katër anët e Shqipërisë. Ju garantoj se nuk ka vend më të begatë, Shqipëria ëshët toka e Zotit, rroftë Shqipëria. Duhet të shndërrojmë çdo orë dhe ditë tonën në një përpjekje të madhe me çdo shqiptar për të marrë në dorë fatet e lirisë tonë. Nga Shkodra i drejtoj një thirrje shqiptarëve në emigracion dhe diasporë. Orët për demokracinë në Shqiëpri janë kritike, duhet ndihma juaj, protesta dhe mbështetja juaj.

Kush mund të na servirë ne Lulzim bravën për kryetar opozite. Çfarë është kjo betejë e jona? Kjo është absolutisht për liri, liri dhe vetëm liri. Ku jemi ne sot? Le të ndalemi me çdo qytetar. Ne jemi sot një shoqëri nga e cila liria është përzënë”, tha Berisha ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu