Hapësire reklamuese

Politikë

Sali Berisha thirrje deputetëve: Mos votoni amnistinë fiskale të Edi Ramës, kriminalizon ekonominë shqiptare

Shkruar nga Newsbomb
Sali Berisha thirrje deputetëve: Mos votoni amnistinë fiskale të

Ish-kryeministri Sali Berisha, u ka bërë thirrje deputetëve shqiptarë që të mos votojnë nismën e qeverisë për amnistinë fiskale. Sipas tij, ky është një projekt që kërkon të kriminalizojë ekonominë.

Në një deklaratë nga selia blu, Sali Berisha tha se çdo deputet që e  voton, bëhet direkt apo indirekt anëtar i një organizate kriminale që Evropa nuk e ka parë ndonjëherë.

"Edi Rama, për interesa të klanit të tij mafioz, kërkon të kriminalizojë ekonominë shqiptare, kërkon të rrënojë të gjitha efektet e garës së hapur dhe të ndershme. Kërkon të godasë ata të cilët kanë ndërtuar biznese mbi ndershmërinë dhe integritetin e tyre.

Çdo deputet që merr përsipër të votojë një akt të tillë kriminal, direkt apo indirekt bëhet anëtar i një organizate kriminale që Evropa nuk e ka parë ndonjëherë. Thirrja ime është për çdo parlamentarë, të hedhë poshtë me përçmim, si tepër të rrezikshëm për sigurinë e vendit, projektin famëzi të amnistisë fiskale të Edi Ramës dhe klanit të tij mafioz", u shpreh Sali Berisha.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu