Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
93 %
1kmh
0 %
Die
10 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
9 °
E diel, 29 Janar, 2023

Sali Berisha sulmon Bashën nga Elbasani: E bëri partinë shtojcë të PS! Rithemelimi ynë ishte domosdoshmëri

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet pasditen e kësaj të enjteje në qytetin e Elbasanit, ku po zhvillon një takim me intelektualit atje. Në fjalën e tij, ai nuk e ka kursyer ish-kryetarin Lulzim Basha, për të cilin tha se e ktheu PD në shtojcë të PS.

 “Në mënyrën më të padenjë së fundmi PD ishte shndërruar në shtojcë të PS-së dhe freskore të saj. Rithemelimi me domosdoshmëri të madhe për hapjen e PD drejt vlerave. Vlerat janë njerëzit që kanë ideale në radhë të parë”, ka thënë ai ndër të tjera.

Berisha ka komentuar dhe samitin e Ohrit që u mbajt dje, për “Ballkanin e Hapur”. Sipas ish-kryeministrit, mesazhet e nismës ishin “katastrofë”.

“Takimi i Ohrit, cilat ishin mesazhet? Mesazhet ishin katastrofë. Në një anë i dilej zot atij që nuk e njeh gjenocidin. Ai që nuk e njeh gjenocidin është kriminel për definicion, i gatshëm për ta kryer atë sa herë të ketë mundësi. Sepse ai e quan gjë të mirë atë, ai e quan krim të dobishëm.

Nuk kisha dëgjuar ndonjëherë, kurrë, njeri që në një samit, duke pasur aty si padron Vuçiçin të thoshte se të merremi tani se ke vrarë këtë, ke therur atë sikur të ishin njerëzit, më falni berra dhe jo njerëz për një kasaphanë njerëzore. Ky ishte një moment, shumë i rëndë. Nuk mund të flasësh në këtë mënyrë për viktimat e gjenocidit. Ti je një fatkeqësi njerëzore, jo kombëtare që flet në këtë mënyrë.”

Më shumë


spot_img








spot_img