Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
37 %
1kmh
0 %
Enj
20 °
Pre
19 °
Sht
18 °
Die
19 °
Hën
15 °
E enjte, 23 Mars, 2023

Sali Berisha sulmon ambasadoren Kim: Deklarata e saj e shkruar nga Rama! “Guvernatorja” po bën Sekretaren e PS-së, ajo përfaqëson mafien e George Soros

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ambasadoren amerikane Yuri Kim, pas deklaratës së kësaj të fundit ditën e sotme, e cila pyeste kandidatët e “Shtëpisë së Lirisë” se çfarë do iu thonë qytetarëve kur “sponsori” i tyre është një person non-grata.

Berisha u shpreh gjatë një takimi me demokratët në Durrës se ajo deklaratë e ambasadores ishte e shkruar nga kryeministri Rama, teksa shtoi se Yuri Kim po sillet si Sekretare ideologjike e Partisë Socialiste. Sipas tij, ambasadorja amerikane përfaqëson mafian e George Soros.

“Edhe deklarata sot e Guvernatores shprehte tronditjen, nuk i dalin dot hesapet. Mund të bëjë shumë komente, por mund t’ju them vetëm një mesazh që më dërgonte një miku im gjuhëtar. “Sali, unë e lexova atë deklaratë.

Ajo është përkthim nga shqipja në anglisht, dhe në shqip është stili i Edi Ramës”. Është ajo që ju kam thënë me kohë, ajo bën Sekeretaren ideologjike të Partisë Socialiste. Në fakt, e gjithë kjo përpjekje është e pashpresë. Si Guvernatore i lejon vetes të ndërhyjë në procese të brendshme elektorale, dhe këtu ajo përfaqëson mafien e George
Soros, shkelmon mbi ligjet dhe parimet e vendit të saj dhe Shqipërisë. Një nga qëllimet e mafies sorosiane është të prishë imazhin e SHBA-ve te shqiptarët. Këtë kurrë nuk do ta realizojë”, tha Berisha.

Më shumë