Hapësire reklamuese

Politikë

Sali Berisha rikthehet pas tre muajsh në selinë e Partisë Demokratike

Shkruar nga Newsbomb
Sali Berisha rikthehet pas tre muajsh në selinë e Partisë

Ish-kryeministri Sali Berisha është rikthyer në ambientet e selisë së Partisë Demokratike pas më shumë tre muajsh, nga përplasja me mbështetësit e Lulzim Bashës në 8 Janar.

Berisha dhe anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të PD-së, pritet të mbajnë një mbledhje, vetëm pak orë pasi gjykata miratoi statutin e Kuvendit të 11 Dhjetorit.

Në selinë blu kanë qenë të pranishëm Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi, të cilët janë takuar me disa anëtarë të Komisionit të Rithemelimit, ndër ta Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho dhe Belind Këlliçi.

Pas përfundimit të mbledhjes, pritet të ketë një deklaratë për media.

Teksa ka ngjitur shkallët e selisë Berisha i është përgjigjur shkurt pyetje së gazetarëve se "(selia) është e jona".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll