Hapësire reklamuese

Politikë

Sali Berisha refuzon negociatat me Alibeajn dhe Bashën: Janë pengje të shpifura të Edi Ramës!

Shkruar nga Newsbomb
Sali Berisha refuzon negociatat me Alibeajn dhe Bashën: Janë pengje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë sot se nuk ka asnjë mundësi që ai të negociojë me Enkelejd Alibeajn dhe Lulzim Bashën, duke persona që njihen si legjitim për lidershipin e PD.

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha ka rikthyer retorikën e muajve më parë kur i quante pengje Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn.

"Alibasha është një peng i Ramës! Me pengje nuk negociohet kurrë. Po të jetë për të negociuar logjika thotë se duhet negociuar me pengmarrësin, por kjo nuk do të ndodhë kurrë ndonjëherë. Ato që mendojnë se me vulën e plaçkitur të Edi Ramës do të mund të bëjnë Pazar me ne apo thjeshtë zbatojnë porositë e Ramës.

Alibasha pengje me të cilët nuk mund të ketë asnjëlloj negocimi. U përdorën si pengje të shpifura nga Edi Rama pë të konfiskuar me gjykatës që armiqtë e ligjit dhe të drejtës, që japin vendime në kundërshtim me kushtetutën me ligjet e vendit dhe më çdo precedent", u shpreh Sali Berisha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu