Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Sali Berisha reagon për arrestimin e Lefter Kokës: SPAK-u bëri Terin “kokë turku”, për të shpëtuar kokën e krimit!

Shkruar nga Newsbomb
Sali Berisha reagon për arrestimin e Lefter Kokës: SPAK-u bëri

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar një ditë pas pas operacionit të SPAK që çoi në pranga ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka.

Me anë të një reagimi të gjatë në rrjetet sociale, Berisha shkruan se Lefter Koka nuk është “koka”, por që ka të tjerë të përfshirë për inceneratorët, duke përmendur emra qeveritarësh.

“Lefter Koka nuk kishte 22 milionë euro në buxhetin e ministrisë së tij per djegësin e Elbasanit, madje ato nuk ishin parashikuar fare ne buxhetin e shtetit” shkruan Berisha, teksa ndër të tjera thotë se SPAK e bëri ish ministrin “kokë turku” për të shpëtuar kokat e krimit.

Postimi i plotë i Berishës:

Koka nuk është koka!

SPAK-u bëri Terin “Kokë turku”, për të shpëtuar Kokën e Krimit!

Miq, duke mbështetur çdo vendim për zbatimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, theksoj që në fillim se sado që është padiskutim i drejtë vendimi për arrestimin e Ter Kokës, ky arrestim, vetëm per një copëz te një mega afere prej 430 milionë eurosh dëshmon vërtetësinë e shprehjes popullore se “u mbars malli dhe polli një mi”.

Me fjalë te tjera po përdoret afera prej 3,4 milion euro e Terr Kokës, në këtë rast hajduti i dobishëm e megahajdutve mbi atë, për të mbyllur, për ti vënë kapak aferës së madhe të djegësve prej 430 milion euro vjedhje shpërdorim të fondeve publike nga grupi i strukturuar kriminal i kryesuar nga Edi Rama, Don Agaçio, Arben Ahmeti Erion Velia etj.

Kjo, sepse me dhjetëra e dhjetëra dokumenta faktojnë se mega afera korruptive e djegësave lidhet direkt me Kreun e Meduzës, Edi Ramën, zv. e tij Arben Ahmetajn, famozin Don Agaçio, Lal Plehun, Erion Veliajn etj.

Që prej datës 7 Prill 2015, Departamenti i Mjedisit dhe Antikorrupsionit të PD denoncuan aferën e rendë të inceneratorëve në prezencë te anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Elbasanit si Prof. Adrian Turku, Prof. Luciano Boci, Aurel Bylykbashi, Blendi Himçi, Eugen Isaj, etj. si edhe shumë ambientalistëve dhe qytetarisë së Elbasanit.

Por pas kesaj do te ishte Edi Rama qe do bente avokatin me kryesor te kesaj aferes dhe do shpallte djegesit si investim lege artis.

Të gjitha shkeljet ligjore që raportoi dje SPAK u paraqitën qartë nga ky departament që para 6 vitesh. U tregua që qeveria kish kryer 9 procedura brenda ditës!

U konstatua se kontrata e inceneratorit nuk kishte asnjë specifikim teknik, as cilësie, as sasiore, as standardi mjedisor, asgjë. Madje edhe skica teknike që thoshte se do të jepej në aneks ishte një zhgarravinë që nuk lexohet dot dhe është turp që kjo zhgarravinë botohet në fletore zyrtare! Por në atë kohë jo Lefter Koka por Edi Rama do paraqitej si avokati më kryesor publik i kësaj afere dhe shpallte djegësin e Elbasanit si investim “lege artis”.

Perveç kësaj Lefter Koka nuk kishte 22 milionë euro në buxhetin e ministrisë së tij per djegësin e Elbasanit, madje ato nuk ishin parashikuar fare ne buxhetin e shtetit. Këto para erdhën direkt nga Ministria e Financave, pra nga Arben Ahmetaj që u aksidentua në Shkup brenda në të njëjtën makinë me personat që grabitën milionat dhe vetkuptohet vetëm me porosi të vetë Edi Ramës.

Pasi u grabitën rreth 8 milionë euro me djegësin e parë të Elbasanit, grupi tashmë i strukturuar kriminal i qeveritarëve më të lartë Rama- Ahmetaj- Koka- Agaçio firmosën aferën tjetër djegësin e Fierit, kësaj rradhe për 30 milionë euro! Këtë kontratë ata nuk e botuan në Fletore Zyrtare! Edhe kjo kontratë për incenerator në Fier nuk ka asnjë specifikim teknik për impiantin, thjesht jepen 30 milionë euro për të ndërtuar impiantin me çelësa në dorë. Veç 2 javë më pas, këta korruptokratë që morën 30 milionë euro nga shteti firmosin me një Italian që tua ndërtojë ai për vetëm 15 milionë euro!

Pra 30 – 15 = 15 milionë euro në xhep për 16 ditë! As nuk dihej cfarë do ngrihet pasi nuk ka asnjë specifikim teknik!

Rama-Ahmetaj-Koka-Agaçio Bllako e vijuan aferën edhe me Tiranë dhe përfshin edhe Lal Plehun por kësaj here jo me 20 apo 30 milionë euro por fiks me 128 milionë euro për incineratorin e Tiranës!

As kjo kontratë nuk u botua në Fletore Zyrtare!

As kjo kontratë nuk jep asnjë specifikim teknik, në një kohë që edhe kur ble një autoveturë në treg ajo ka të shënuara të gjitha specifikimet përkatëse.

Por këto ishin qindra miliona euro që as nuk parashikoheshin në buxhet! Pra, këtu ishte direkt vullneti i Rama-Ahmetaj-Koka-Bllako-Veliaj.

Për të mbuluar vjedhjen e tyre sa më shumë, këta përdorën paratë e buxhetit për të blerë mediat. Mbi 100 milionë lekë reklama ju dhanë Arben dhe Karlo Malavitës, Ymer Çorapes. Prapë prokuroria nuk guxonte të hetonte.

Grupi i strukturuar kriminal, Bllakon e bëri drejtor të plehrave dhe ky dha një kontratë 15 milionë euro një kompanie kur ndërkohë kishte anuluar tenderin! Ndërkohë, i ati i Bllakos paguhet nga kompania e inceneratorëve jo pak, por 10 milionë lekë në muaj!!!

Prape SPAK u fsheh.

Departamenti i Mjedisit në PD kish shumë vite që e ka denoncuar këtë aferë. Me iniciativën e tij bëri gati paditë penale qysh para dy vitesh për të depozituar në SPAK, por ish kryetari e pengoi përmbi 1 vit këtë denoncim për arsye që nuk i shpjegoi ndonjëherë. Në shtator 2020 u lejua Departamenti që të depozitonte 3 padi penale, ndërsa 3 paditë e inceneratorëve ish kryetari i kërkoi që të mos i depozitonte Departamenti i Mjedisit por si PD. Vepra penale e depozituar në padi u shënua qartë “Krijim Grupi të Strukturuar Kriminal“ me qëllim vjedhjen e qindra miliona eurove përmes skemës mafioze të plehrave me propozime të pa kërkuara dhe pa çertifikuara.

Në media doli sesi para pesë vitesh 3 nga 5 ministrat që ju dërgua për mendim kishin dalë kundra inceneratorit të Tiranës, por Edi Rama përmes Don Agaçios miratoi VKM ndonëse shumica e ministrave e depozituan me shkrim qëndrimin kundër!

Në fillim të 2021 kryetarja e LSI gjeti lidhjen direkte, se për inceneratorin e Elbasanit, ish ministri Lefter Koka kish krijuar 8 kompani fiktive për të grabitur 3.6 milionë euro. Këto kompani nuk kishin asnjë punonjës të deklaruar, dhe asnjë faturë malli të blerë për gjoja 3.6 milionë euro punë ndërtimesh!

Po për incenratorët e Fierit dhe Tiranës, sa është pjesa?

Po SPAK pse nuk veproi?

Edi Rama e dinte këtë por e mori Lefter Kokën për të blerë vota me këto miliona euro. Në prag të fillimit të Parlamentit pastaj Rama e shkarkoi Terin pasi kishte informacionin nga SPAK dhe me gjasë e lëshoi si limon i shtrydhur për të shpëtuar veten, Agaçion Ahmetajn e Lal plehun.

Në të vertet SPAK kish marrë copy-paste fjalët nga paditë e depozituara që para 1 viti, por nuk tregoi asgjë për ortakët e Kokës në këtë aferë të rëndë.

Pra SPAK arrestoj Terr Koken apo hajdutin e “dobishëm” të grupit të strukturuar kriminal por nuk tha një fjalë të vetme se cili ishte roli i Edi Ramës Don Agaçios dhe Arben Ahmetajt që dhanë paratë për miqtë e tyre. Cili ishte roli i Alqi Bllakos në të gjitha aferat me inceneratorët përfshi këtu dhe  aferën me Porto Romanon ku u lidh kontratë 15 milionë euroshe me një kompani ndërkohë që ishte shpallur anullimi i tenderit?

 Cili ishte Roli i Erion Veliajt që u përfshi me inceneratorin e Tiranës ndërkohë që sipas ligjit duhet të shpreheshin të gjithë njësitë e qeverisjes vendore të qarkut te Tiranës?!

Pë të gjitha këto, duket se SPAK sipas urdhrit politik të Kreut të Meduzës Edi Rama kërkon të lajë duart me majën e ajsbergut, me një mini-aferë për 3 milionë euro nga vetëm 1 incenerator, dhe bën sikur nuk e sheh gjithë grupin e strukturuar kriminal që ka vjedhur e po vjedh qindra miliona euro në bashkëpunim me zyrtarët më të lartë në vend dhe heshtjen e atyre që do duhej të flisnin fort në opozitë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll