Hapësire reklamuese

Politikë

Sali Berisha: Rama do të rrisë me 3 herë blerjen e votave në zgjedhjet e 2025

Shkruar nga Newsbomb
Sali Berisha: Rama do të rrisë me 3 herë blerjen e votave në

Ish-kryeministri, Sali Berisha akuzoi sot nga Fieri Edi Ramën për blejre votash.

Gjatë një bashkëbisedimi me anëtarët dhe simpatizantët e PD-së, Berisha tha se në zgjedhjet e 2025-ës qeveria e Edi Ramës do të rrisë me tre herë blerjen e votave.

Berisha tha se qeveria e Ramës në zgjedhjet e 2025-ës do të shpërndajë 150 mijë lekë për pensionistët, që do të thotë se do ta blejë votën trefish nga zgjedhjet e fundit.

Teksa listoi vjedhjet dhe shkeljet e qeverisë Rama, Berisha tha se shqiptarët kanë në krye “një narkodiktator, një narkotiran me të cilin duhet të përballemi dhëmb për dhëmb gjer në rrëzimin e tij”.

Sali Berisha: Ju garantoj se në zgjedhjet e vitit 2025, Edi Rama nuk do shpërndajë 50 mijë lekë për pensionistë, por 150 mijë lekë, sepse i funksionoi ajo. Ju garantojë se nuk do ndajë 50 milionë euro për tërmetin, aty i mban në çadra, do ndajë 80 milionë euro. Pra, votëblerja për zgjedhjet politike do jetë 3 herë më e madhe. A është kjo një situatë dëshpëruese? Po, nuk them jo. Por a është kjo një situatë pa rrugëdalje? Absolutisht jo. Kjo ka rrugëdalje. Ne kemi përpara një narkodiktator, një narkotiran me të cilin ne duhet të përballemi dhëmb për dhëmb gjer në rrëzimin e tij. Nuk ka betejë më të shenjtë për një forcë politike dhe për një shoqëri se beteja për votën e lirë. Pse e votoi Kuvendi, Sali Berishën? E votoi pikërisht për linjën e mosbindjes civile. E votoi pikërisht për betejën pa kthim. E votoi pikërisht me bindjen më të madhe se me këtë rrugë, PD do ecë drejt fitores. Do fitojë!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese